Albayrak: Kemi përgatitur planveprimin, aksioni fillon të hënën

"Institucionet tona do të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të relaksuar tregjet," tha të hënën herët ministri i Thesarit dhe Financave të Turqisë, Berat Albayrak lidhur me luhatjet në kursin e këmbimit.

Albayrak: Kemi përgatitur planveprimin, aksioni fillon të hënën

Ministri i Thesarit dhe Financave të Turqisë, Berat Allbajrak (Albayrak) në reportazhin që dha për një gazetë u bëri një vlerësim luhatjeve në kursin e këmbimit, për të cilat tha se duket qartë që kemi të bëjmë me një sulm (ekonomik).

“Ky sulm i filluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), të cilat janë edhe lojtari më i madh i sistemit financiar global, ka krijuar situata të ngjashme në të gjitha vendet në zhvillim”,- tha Allbajrak.

“Ta akuzosh ekonominë turke me ‘brishtësi’ është keqdashëse”,- u shpreh ministri dhe shtoi se kanë përgatitur si masë kundër lëkundjeve në kursin e këmbimit një planveprimi, i cili do të fillojë të zbatohet që nga e hëna.

 


Lajme të ngjashme