Banka Qendrore e Turqisë publikoi të dhënat e deficitit të llogarive rrjedhëse

Llogaritë rrjedhëse të Turqisë gjatë qershorit shënuan shifrën 2 miliardë e 973 milionë dollarë.

Banka Qendrore e Turqisë publikoi të dhënat e deficitit të llogarive rrjedhëse

Banka Qendrore e Turqisë publikoi të dhënat e bilancit të pagesave për muajin qershor.

Llogaritë rrjedhëse të Turqisë gjatë qershorit shënuan shifrën 2 miliardë e 973 milionë dollarë.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore deficiti i llogarive rrjedhëse në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë është ulur me 818 milionë dollarë.

Si rezultat i kësaj, deficiti vjetor i llogarive rrjedhëse është ulur në 57 miliardë e 386 milionë dollarë.

Ndërkaq deficiti i tregtisë së jashtme është ulur me 228 milionë dollarë në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë dhe doli në nivelin e 4 miliardë e 388 milionë dollarëve.



Lajme të ngjashme