Operatorët turistikë rusë janë për heqjen e vizave për pasaportën turke

Kryetari i Unionit të Industrisë së Udhëtimeve të Rusisë, Sergey Shipilko ka thënë se problemi i vizave pengon rrjedhën turistike nga Turqia në Rusi.

Operatorët turistikë rusë janë për heqjen e vizave për pasaportën turke

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në Moskë, Shipilko tha se presin që këtë vit ta vizitojnë Rusinë 200 mijë vetë nga Turqia, pavarësisht regjimit të vizave që është në fuqi ndaj shtetasve turq.

Pasi tha se regjimi i vizave për qytetarët turq duhet hequr, Shipilko bëri këtë vlerësim për gazetarët: “Problemi i vizave pengon ardhjen e turistëve nga Turqia. Industria ruse e turizmit është për heqjen e regjimit të vizave për shtetasit e të vendeve. Ne mendojmë se praktika e vizave duhet anuluar”.

“Në rast të heqjes së vizave numri i turistëve që do të shkojnë nga Turqia në Rusi do të dyfishohet. Rusinë mund ta vizitojnë në vit rreth 350-400 mijë turistë turq”, -u shpreh Shipilko.

 


Lajme të ngjashme