KE-ja ul parashikimin e rritjes ekonomike, shkaku tensionet tregtare me SHBA-në

Komisioni Evropian uli të enjten parashikimin e tij të rritjes ekonomike për eurozonën në vitin 2018 për shkak të tensioneve tregtare midis SHBA-së dhe BE-së...

KE-ja ul parashikimin e rritjes ekonomike, shkaku tensionet tregtare me SHBA-në

Komisioni Evropian uli të enjten parashikimin e tij të rritjes ekonomike për eurozonën në vitin 2018 për shkak të tensioneve tregtare midis SHBA-së dhe BE-së.

Në parashikimet e verës, ekzekutivi evropian shpresonte për një rritje deri në 2,1% këtë vit dhe jo më tepër se 2,3% sipas vlerësimit të njoftuar më 3 maj.

Megjithatë për vitin 2019, KE-ja ruajti parashikimin e tij me 2,0%, një vlerë e njëjtë me atë të paraqitur majin e kaluar.

"Ne parashikojmë një rritje të vazhdueshme në vitet 2018 dhe 2019, edhe pse një përshkallëzimi i ri i masave proteksioniste përbën një rrezik të qartë për rënie ekonomike", komentoi eurokomisari për Çështjet Ekonomike, Pierre Moscovici, cituar në një deklaratë.

Moscovici paralajmëroi se luftërat tregtare nuk sjellin fitues, vetëm dëme.

Më 1 qershor, Presidenti amerikan, Donald Trump, vendosi tarifa doganore ndaj çelikut dhe aluminit evropian duke e detyruar Brukselin të përcaktonte tarifa doganore shtesë ndaj një seri produktesh tipike amrikane në formë kundërpërgjigjeje.



Lajme të ngjashme