Le Maire: Lufta tregtare SHBA-BE ka nisur prej kohësh

Duke folur në një konferencë ekonomike, ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, deklaroi se “çështja nuk është në do të ketë apo jo luftë tregtare, pasi lufta ka nisur prej kohësh”...

Le Maire: Lufta tregtare SHBA-BE ka nisur prej kohësh

Ministri francez i Ekonomisë dhe Financave, Bruno Le Maire, deklaroi të hënën se lufta tregtare ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës ka nisur tashmë prej kohësh.

Duke folur në një konferencë ekonomike, shefi i financave të Francës përcaktoi se “çështja nuk është në do të ketë apo jo luftë tregtare, pasi lufta ka nisur prej kohësh”.

Më tej, ai paralajmëroi Presidentin amerikan, Donald Trump, që të mos imponojë tarifa doganore të reja për Bashkimin Evropian.

“Nëse përballemi me një rritje tjetër të tarifave doganore, si p.sh. taksa shtesë për industrinë automobilistike, atëherë ne duhet të shfaqim një reagim të fuqishëm brenda Unionit për të demonstruar se Evropa është një forcë, një fuqi e bashkuar dhe sovrane”, tha ministri francez i Ekonomisë dhe Financave.

“Le të dihet që ne do të kundërpërgjigjemi vendosmërisht dhe kolektivisht nëse sulmohemi”, shtoi Le Maire.



Lajme të ngjashme