Bullgari – Kina ka shpresë tek vendet e Lindjes dhe Ballkani

Kina vijon ofensivën e saj të joshjes së vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore në samitin që u mbajt të të premten dhe shtunën në Bullgari, një fazë e re e shtrirjes së infrastrukturës së saj në këtë rajon, ku disa e shohin si konkurrente të BE-së...

Bullgari – Kina ka shpresë tek vendet e Lindjes dhe Ballkani

Kina vijon ofensivën e saj të joshjes së vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore në samitin që u mbajt të të premten dhe shtunën në Bullgari, një fazë e re e shtrirjes së infrastrukturës së saj në këtë rajon, ku disa e shohin si një konkurrente të Bashkimit Evropian.

Gjithsesi konteksti ka ndryshuar që nga takimi i fundit i këtij formati të quajtur 16+1, në fund të vitit 2017 në Budapest. Kina dhe SHBA-ja po përfshihen në luftën më të madhe tregtare të historisë me hyrjen në fuqi ditën e premte të tarifave doganore amerikane ndaj dhjetëra-miliarda dollarë produkteve kineze dhe njoftimit të një kundërmase simetrike të Kinës.

Në një prononcim përpara takimit në fjalë, François Godement, drejtues i programit BE-Kinë në panelin e Këshillit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme (ECFR), tha se Pekini është më tepër i prirur për të mos hapur një tjetër përballje me Bashkimin Evropian dhe Kryeministri kinez, Li Keqiang, do të mbajë një profil të ulët në samitin e Sofjes.

Kina e di në fakt që Brukseli e sheh shpeshherë me një sy të keq vullnetin për të forcuar praninë e saj ekonomike në një territor të gjerë që nis nga shtetet baltike (Estoni, Letoni dhe Lituani) në ish-Jugosllavi (Bosnjë-Herzegovinë, Kroaci, Maqedoni, Mali i Zi, Serbi, Slloveni ) duke kaluar nga grupi i Vishegradit (Hungari, Poloni, Çeki dhe Sllovaki) dhe shtete të tjera ballkanike (Shqipëri, Bullgari dhe Rumani).

Deklaratat mbështetëse të Kryeministrit Li të premten në Sofje ranë në sy gjatë takimit me homologun bullgar, Boyko Borisov.

Shefi i qeverisë kineze theksoi se disa mund të thonë që bashkëpunimi 16+1 mund të ndajë Evropën, por kjo nuk është aspak e vërtetë.

"Bashkëpunimi 16+1 nuk është aspak një platformë gjeopolitike", shtoi ai.

Kina mbështet integrimin evropian dhe unitetin e BE-së, forcë e rëndësishme për prosperitetin dhe paqen globale që mbështet multilaterizmin.



Lajme të ngjashme