Makina vendore do të kontribuonte me 50 miliardë euro në ekonominë e vendit

Presidenti Erdogan në llogarinë e tij në Twitter ndau një grafik në lidhje kontributin e makinës vendore në ekonominë e vendit.

Makina vendore do të kontribuonte me 50 miliardë euro në ekonominë e vendit

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se makina e parë vendore elektrike do të dalë në rrugë në vitin 2021, ndërsa kjo do të kontribuonte në 50 miliardë euro në Produktin e Brendshëm Bruto (PBB) të vendit.

Presidenti Erdogan në llogarinë e tij në Twitter ndau një grafik në lidhje me kontributin e makinës vendore në ekonominë e vendit.

“Do të zhvillohen gati 100 nën-sektorë, të cilët do të zhvillojnë teknologji informatike, të softuerit dhe të asaj digjitale si dhe do të formojnë edhe sistemet e lëvizshme të makinës dhe do të pasqyrojnë teknologjitë e së ardhmes. Makina vendore elektrike gjithashtu do të zvogëlojë varësinë e Turqisë nga nafta. Me anë të sistemeve të ngasjes inteligjente do të pasqyrohet teknologjia e së ardhmes”, bëri të ditur Erdogan në postimin e tij.

Në grafik janë të pasqyruara edhe të dhënat e eksportit të industrisë automobilistike, ku bien në sy të dhënat e eksportit. Sipas këtyre të dhënave eksporti nga 4,8 miliardë dollarë sa ishte në vitin 2002 në vitin 2017 është gjashtëfishuar dhe doli në 28,5 miliardë dollarë. Ndërkaq edhe prodhimi vjetor i industrisë automobilistike nga 347 mijë copë sa prodhoheshin në vitin 2002 doli në 1 milionë e 696 mijë copë në vitin 2017 dhe ka shënuar rritje me 4,8%.



Lajme të ngjashme