Aliyev: TANAP është vepër e vullnetit të fuqishëm Turqi-Azerbajxhan

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Alijev tha se inaugurimi i Linjës Gazsjellëse Transanadolli (TANAP) është bërë i mundur falë njohurive të liderëve të Turqisë dhe Azerbajxhanit dhe vullnetit të tyre të fuqishëm politik.

Alijev mori pjesë në ceremoninë e përurimit të TANAP-it realizuar në lagjen Aksakali të nënprefekturës Sejit Gazi në Eskishehir.

Ai tha se Azerbajxhani është shumë i lumtur për fitoret e arritura gjatë udhëheqjes së Presidentit Rexhep Tajip Erdoan dhe shtoi: “Falë veprimtarive të palodhshme të Presidentit Erdoan, Turqia është kthyer në një fuqi në rang botëror. Ne në Azerbajxhan lumturohemi me këtë. Fuqia e Turqisë është fuqia jonë, fuqia jonë është në unitetin tonë”.

“Uniteti dhe vëllazëria Turqi-Azerbajxhan është një faktor i rëndësishëm edhe për vendet tona, popujt tanë, edhe për rajonin por edhe për Evroazinë. Realizimi i TANAP-it sot është një manifestim Turqi-Azerbajxhan, është një fitore e Turqisë dhe Azerbajxhanit” tha presidenti Alijev.

Ai rikujtoi se ky nuk është projekti i parë që vënë në jetë së bashku me Presidentin Erdoan dhe i referohet inaugurimit të projektit Baku-Tbilis-Xhejhan në vitin 2006, linjës gazsjellëse Baku-Tbilis-Erzurum në vitin 2007 dhe linjës hekurudhore Baku-Tbilis-Kars.

Lajme të ngjashme