Gjermani – Ekonomia ngadalësohet në tremujorin e parë të vitit 2018

Ekonomia gjermane u ngadalësua gjatë tremujorit të parë të këtij viti, sepse, pavarësisht se prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u rrit 0,3% në krahasim me tremujorin paraardhës, ajo përfaqësoi një rënie prej 0,3 në pikë përqindje...

Gjermani – Ekonomia ngadalësohet në tremujorin e parë të vitit 2018

Ekonomia gjermane u ngadalësua gjatë tremujorit të parë të këtij viti, sepse, pavarësisht se prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u rrit 0,3% në krahasim me tremujorin paraardhës, ajo përfaqësoi një rënie prej 0,3 në pikë përqindje.

"Gjatë tre muajve të fundit të vitit 2017, PBB-ja u rrit me një shkallë tremujore në 0,6%", sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave në Gjermani (Destatis).

Ekspertët kishin parashikuar se ekonomia do të rritej 0,4% në tre muajt e parë të vitit 2018.

Ata e kishin bazuar parashikimin e tyre për ngadalësimin e ekonomisë për shkak të grevave në industritë e metaleve dhe atë elektrike, për shkak shpërthimit të një epidemie gripi dhe për shkak të motit të ftohtë gjatë muajit mars që "fundosën" edhe industrinë e ndërtimit. /ATSH



Lajme të ngjashme