Shpenzimet e mbrojtjes në botë iu afruan 2 trilionë dollarëve

Sipas raportit vjetor të Institutit Ndërkombëtar të Studimeve për Paqen me seli në Stokholm (SIPRI), shpenzimet globale të mbrojtjes vitin e kaluar u rritën me 1,1 për qind duke arritur në 1 trilionë 739 miliardë dollarë.

Shpenzimet e mbrojtjes në botë iu afruan 2 trilionë dollarëve

Sipas raportit, shpenzimet e mbrojtjes të Gjermanisë arritën në 44 miliardë e 300 milionë dollarë, niveli më i lartë që nga viti 1999.

Gjermania renditet në vendin e nëntë në listën e vendeve me buxhetin më të madh të mbrojtjes.

Kurse Turqia në këtë raport renditet e 15-ta. Ajo ka caktuar për mbrojtjen një buxhet prej 18 miliardë e 200 milionë dollarë.

 

Në krye të listës së shpenzimeve ushtarake qëndrojnë me një diferencë të madhe nga vendet pasuese Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Buxheti amerikan i mbrojtjes vitin e kaluar arriti në 610 miliardë dollarë, ose sa një e treta e investimeve të mbrojtjes në të gjithë botën.

Buxheti i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është 2,2 herë më i madh se sa shpenzimet ushtarake që ka bërë Kina, e cila ndodhet në vend të dytë të listës.

Shpenzimet e Kinës për shpenzimet e mbrojtjes për 20 vitet e fundit janë rritur me rreth 2,6 për qind dhe vitin e kaluar arritën në 228 miliardë dollarë.

Megjithatë, ekspertët mendojnë se shpenzimet ushtarake të Pekinit janë më të larta se të dhënat zyrtare të qeverisë.

Kurse shpenzimet e Rusisë për armë, municion dhe shpenzime të tjera ushtarake kanë regjistruar rënie për herë të parë që nga viti 1998.

Sipas raportit, Rusia i uli shpenzimet e saj ushtarake me 20 për qind në një vit duke i zbritur ato në 66 miliardë 300 milionë dollarë.

Në raportin e Institutit Ndërkombëtar të Studimeve për Paqen me seli në Stokholm (SIPRI) thuhet se shkurtimet e buxhetit të mbrojtjes të Rusisë kanë ardhur si pasojë e përkeqësimit të gjendjes ekonomike në vend.

Reduktime vitin e kaluar ka pasur edhe në shpenzimet totale të mbrojtjes në vendet e Evropës, të cilat ranë me 2,2 për qind në krahasim me vitin e mëparshëm.

Por megjithatë pjesa që zë Evropa në pastën globale të shpenzimeve të mbrojtjes është 20 për qind.

Në mesin e vendeve evropiane që kanë ndarë më shumë burime financiare për mbrojtjen janë Franca me 57 miliardë 800 milionë dollarë (duke zënë vendin e 6 në listën e SIPRI) dhe Mbretëria e Bashkuar me 47 miliardë 200 milionë dollarë (në vend të 7-të).

Për shkak të tensioneve me Kinën vendet aziatike i kanë rritur me 59% shpenzimet e mbrojtjes në dekadën e fundit.

29 vende të NATO-s vitin e kaluar shpenzuan për mbrojtjen gjithsej 900 miliardë dollarë.

Kjo shumë korrespondon me 52 për qind të shpenzimeve globale në fushën e mbrojtjes.

Arabia Saudite qëndron në krye të vendeve që harxhojnë më shumë burime për mbrojtjen, që shkon deri në nivelin e 10 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Japonia, e cila ka buxhetin më të ulët të mbrojtjes, harxhon vetëm 0,9 për qind të prodhimit të saj kombëtar (GDP).

ShBA-ja kërkon nga vendet e NATO-s që për mbrojtjen të ndajnë 2 për qind të të ardhurave të tyre kombëtare.

Vendet që ndajnë më shumë burime nga GDP-ja për mbrojtjen janë të gjitha në Azi dhe në Lindjen e Mesme.

 


Lajme të ngjashme