Yildirim: Turqia do të përmbushë vetë kërkesën për barna

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, deklaroi të shtunën se vendi i tij synon që kërkesa për barna të përmbushet nga prodhimi vendor.

Yildirim: Turqia do të përmbushë vetë kërkesën për barna

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, deklaroi të shtunën se vendi i tij synon që kërkesa për barna të përmbushet nga prodhimi vendor.

Sipas tij, tetëdhjetë për qind e barnave të cilat janë konsumuar në Turqi gjatë vitit 2017, kanë qenë të prodhuara në vend.

Binali Yildirim shtoi se po të njëjtin vit, Turqia ka prodhuar barna në vlerë prej 2.2 miliardë lira turke (600 milionë dollarë).

"Turqia ka një kapacitet për prodhim të barnave në vlerë prej 6.1 miliardë lira turke (1.6 miliard dollarë)", tha ai.

Sipas kryeministrit turk, prodhimi i ilaçeve vendore do t'i kursejë Turqisë 1.57 miliardë dollarë.

Turqia aktualisht prodhon 577 lloje të barnave.

"Nëse duam një Turqi akoma më të fortë, duhet të zgjerojmë patjetër horizontin tonë me projekte vendore”, tha kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim. (AA)



Lajme të ngjashme