Bashkimi Evropian miraton listën e zezë me 17 parajsa fiskale

Bashkimi Evropian miratoi një listë të zezë me 17 parajsa fiskale, njoftoi të martën në Bruksel ministri francez i Ekonomisë dhe Financave, Bruno Le Maire...

Bashkimi Evropian miraton listën e zezë me 17 parajsa fiskale

Bashkimi Evropian miratoi një listë të zezë me 17 parajsa fiskale, njoftoi të martën në Bruksel ministri francez i Ekonomisë dhe Financave, Bruno Le Maire.

“Ne miratuam në nivel të BE-së një listë shtetesh që nuk kanë bërë mjaftueshëm për të luftuar kundër evazionit fiskal. Kjo listë, që është një listë e zezë, përfshin 17 shtete”, deklaroi Le Maire në prani të medias, gjatë një takimi të 28 ministrave të Financave të BE-së në Bruksel.

Sipas një burimi diplomatik, 17 vendet e klasifikuara në listën e zezë janë Bahrejni, Barbadosi, Koreja e Jugut, Emiratet e Bashkuara Arabe, Grenada, Guami, ishujt Marshall, Makaoja, Mongolia, Namibia, Palau, Panamaja, Samoa, Samoa Amerikane, Shën-Lucia, Trinidad-Tobago dhe Tunizia.

“Përveç tyre, ka 47 shtete të klasifikuar në listën gri, vende që kanë marrë përsipër angazhime dhe duhen ndjekur”, shtoi Le Maire.

Sipas një burimi diplomatik, Maroku dhe Kepi i Gjelbër mund të ishin rifutur në listën e zezë, por u klasifikuan përfundimisht në listën gri pas diskutimeve të së martës. /ATSH



Lajme të ngjashme