Robotët dhe automatizimi mund të lënë pa punë deri në 800 milionë njerëz

Një firmë e konsulencës për menaxhim me seli në Nju-Jork sugjeroi të enjten se robotët dhe sistemet e automatizuara mund të lënë pa punë 400-800 milionë njerëz anembanë botës deri në vitin 2030...

Robotët dhe automatizimi mund të lënë pa punë deri në 800 milionë njerëz

Një firmë e konsulencës për menaxhim me seli në Nju-Jork sugjeroi të enjten se robotët dhe sistemet e automatizuara mund të lënë pa punë 400-800 milionë njerëz anembanë botës deri në vitin 2030.

Studimi i “McKinsey Global Institute”, që përfshin 46 vende dhe 800 profesione, thekson se 1 nga çdo 5 persona do të preket në jetën e biznesit, ndërsa 1 nga çdo 3 persona do të preket në vende të pasura si SHBA-ja apo Gjermania.

Hulumtimi sugjeron gjithashtu se qeveritë duhet të investojnë në trajnime të njerëzve në biznese të ndryshme, në mënyrë që revolucioni robotik të mos dëmtojë shoqëritë.

Mjekët, avokatët, mësuesit, baristët - profesione këto që kërkojnë ndërveprim njerëzor – si dhe punët me paga më të ulëta si ato të hidraulikut dhe kopshtarit, do të jenë më pak të prekura nga robotët dhe sistemet e automatizuara, sipas “McKinsey Global Institute”.



Lajme të ngjashme