Greqi – Cipras: Një miliard euro ndihmë për qytetarët e prekur nga kriza

Kryeministri grek, Aleksis Cipras, deklaroi të hënën se një miliard euro (1,17 miliardë dollarë) do të shpërndahen në 3,4 milionë qytetarë të Greqisë, që janë prekur nga masat shtrënguese...

Greqi – Cipras: Një miliard euro ndihmë për qytetarët e prekur nga kriza

Kryeministri grek, Aleksis Cipras, deklaroi të hënën se një miliard euro (1,17 miliardë dollarë) do të shpërndahen në 3,4 milionë qytetarë të Greqisë, që janë prekur nga masat shtrënguese.

“Më e mirë është situata financiare, më shumë mbështetje do t’u jepet nevojtarëve”, theksoi Cipras në një komunikatë për median.

Ky është viti i dytë radhazi që qeveria greke ndihmon ata, që janë goditur më shumë nga kriza financiare, pensionistët, familjet më të varfëra dhe të papunët.

Ndihma në fjalë është e mundur, sepse Greqia arriti të realizojë suficitin e parë në vitin 2016 duke përjashtuar kthimin e borxhit, sipas marrëveshjes me kreditorët. /ATSH



Lajme të ngjashme