Zeybekçi: Në tremujorin e 4-t rritja ekonomike do të jetë mbi 6%

Në prezantimin që i bëri buxhetit të ministrisë që drejton para Komisionit të Plan-Buxhetit në Kuvend, Ministri i Ekonomisë, Nihat Zejbekçi tha se në çerekun e fundit të 2017 rritja do të jetë mbi 6%.

Zeybekçi: Në tremujorin e 4-t rritja ekonomike do të jetë mbi 6%

Ministri i Ekonomisë, Nihat Zejbekçi (Nihat Zeybekçi) në prezantimin që bëri para Komisionit të Plan-Buxhetit në Kuvend (TBMM), ku diskutohej buxheti i ministrisë që drejton për vitin 2018, tha se zhvillimet që ndodhin në botë po i ndjekin në mënyrë pro-aktive edhe si qeveri, edhe si ministri dhe se punimet i bëjnë duke marrë në konsideratë të gjithë skenarët e mundshëm bashkë me efektet.

Tregtia botërore në vitin 2017 është rimëkëmbur edhe pak më shumë, u shpreh Zejbekçi, ndërsa tha se parashikimi është që në bazë të vëllimit deri në fund të vitit të rritet në nivelin e 3,6%, kurse në vitin 2018 pritet që rritja e tregtisë globale të jetë në raportin 3,2%.

Megjithë procesin e vështirë që ka ndodhur këto 15 vitet e fundit në koniunkturën botërore, ekonomia e Turqisë në vitin 2016 u rrit me 3,2%, dhe rritja vazhdon duke u forcuar më shumë edhe në vitin 2017.

Në tremujorin e parë të 2017-s Turqia u rrit me një nivel të madh si 5,2%, kurse në tremujorin e dytë rritja ishte 5,1%. Po të vlerësojmë të dhënat paraprake për pjesën e mbetur të vitit parashikohet që ekonomia turke të rritet mbi pritshmëritë edhe në çerekun e tretë të vitit, sqaroi Zejbekçi.

“Kurse në tremujorin e katërt mendoj se ekonomia jonë në përgjithësi do të kapë një rritje të fuqishme mbi 6%”, tha ministri, duke shtuar se pas performancës së fuqishme të demonstruar në gjysmën e parë të vitit edhe agjencitë ndërkombëtare (të klasifikimit të kredive) filluan të revizionojnë në drejtimin vertikal parashikimet e tyre në lidhje me rritjen ekonomike të Turqisë.

 


Lajme të ngjashme