Trump në Kinë: SHBA-ja duhet të ndryshojë politikat e tregtisë së jashtme

“SHBA-ja duhet të ndryshojnë politikat e veta, sepse deri më tani ka mbetur shumë mbrapa me marrëdhëniet tregtare me Kinën dhe sinqerisht edhe me shumë vende të tjera”, tha Trump...

Trump në Kinë: SHBA-ja duhet të ndryshojë politikat e tregtisë së jashtme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të ndryshojnë politikat e tregtisë së jashtme, që kanë pësuar një rënie të bilancit tregtar si rezultat i administratave të mëparshme, deklaroi Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një takimi dypalësh në Pekin me homologun kinez, Xi Jinping.

“SHBA-ja duhet të ndryshojnë politikat e veta, sepse deri më tani ka mbetur shumë mbrapa me marrëdhëniet tregtare me Kinën dhe sinqerisht edhe me shumë vende të tjera”, tha Trump.

“Është e papranueshme që administrata e mëparshme ka lejuar vazhdimin e mosbalancimit të tregtisë, por ne do të zhvillojmë politika tregtare të drejta dhe kjo do të jetë e jashtëzakonshme për të dyja vendet”, tha Trump duke iu drejtuar Presidentit kinez, Xi Jinping. /ATSH



Lajme të ngjashme