Lira turke e këmbyeshme në tregun valutor të Serbisë duke nisur nga 1 dhjetori

Banka Qendrore e Serbisë njoftoi përmes një komunikate me shkrim se do të përfshijë së afërmi lirën turke (TL) në mesin e njësive monetare të huaja, të cilat këmbehen në tregun valutor lokal...

Lira turke e këmbyeshme në tregun valutor të Serbisë duke nisur nga 1 dhjetori

Banka Qendrore e Serbisë njoftoi përmes një komunikate me shkrim se do të përfshijë së afërmi lirën turke (TL) në mesin e njësive monetare të huaja, të cilat këmbehen në tregun valutor lokal.

“Lira turke do të renditet mes monedhave të huaja që tregtohen në banka dhe do të mund të bëhet shitblerja nga Banka Qendrore në tregun valutor ndërbankar. Lira turke do të hyjë në listën e valutave me kodet TRY dhe 949, për t’u tregtuar duke filluar që nga data 1 dhjetor”, thuhet në komunikatën e sipërcituar.

Turqia dhe Serbia, dy vende kandidate për t’u anëtarësuar me të drejta të plota në Bashkimin Evropian, vendosën gjatë vizitës së Presidentit Recep Tayyip Erdogan pak kohë më parë në Beograd që të thellojnë marrëdhëniet dypalëshe, sidomos në fushën e investimeve dhe tregtisë.

Vëllimi tregtar ndërmjet dy vendeve është aktualisht rreth 800 milionë dollarë.



Lajme të ngjashme