Koment – Rruga Moderne e Mëndafshit mundëson përmbushjen e objektivave të Turqisë

Rruga e Mëndafshit përfaqëson rrugën tregtare që fillon nga Kina dhe shtrihet deri në Evropë nëpërmjet Anadollit dhe Mesdheut dhe për shekuj me radhë ka siguruar transportin e mallrave nga lindja në perëndim.

Koment – Rruga Moderne e Mëndafshit mundëson përmbushjen e objektivave të Turqisë

Ekonomia Botërore – Rruga Moderne e Mëndafshit mundëson përmbushjen e objektivave të Turqisë

Sot Kina, me një të shkuar rrënjësore, me një nismë që do të gjallërojë përsëri këtë rrugë, nënshkruan suksese të rëndësishme për të vënë në jetë projektin “Një brez, një rrugë” pra Rrugën Moderne të Mëndafshit, që shihet si projekti më i madh i transportit në botë. Ky projekt, që zgjatet në 65 vende, përfshi edhe Turqinë, përfshinë afërsisht 60% të popullsisë botërore pra 4,4 miliardë banorë. Kurse nga aspekti i ekonomisë globale, ky projekt përfshin rreth 40% të ekonomisë dhe do të nxjerrë në shesh tregje të reja në eksport. Gjithashtu parashikohet të ristrukturojë përsëri tregtinë globale me sigurimin e shumëllojshmërisë së produkteve.

Një nga objektivat më të rëndësishme është sigurimi i integritetit ndërkontinental duke vënë në jetë rrugë hekurudhore, rrugë tokësore, porte, aeroporte, linja gazsjellëse dhe projektet e tjera të infrastrukturës. Këto nisma që do të sigurojnë shumëllojshmërinë e rrugëve tregtare globale pritet që nga njëra anë të shkurtojnë kohën e transportit dhe nga ana tjetër të reduktojnë koston. 

Turqia, që është një urë ndërmjet Azisë dhe Evropës dhe gjendet pranë Lindjes së Mesme, me pozicionin e saj strategjik, përbën një nga komponentët më të rëndësishëm të rrjetit tregtar me drejtim lindje-perëndim. Në këtë aspekt, lidhja e linjës së Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit që përfshin rrugën tokësore dhe hekurudhore me Evropën do të sigurohet nëpërmjet Turqisë. 

Në kuadër të projektit të korridorit të mesëm të Rrugës Moderne të Mëndafshit deri më sot në Turqi janë vënë në jetë projektet e Marmarajit dhe Urës Sulltan Selim (ura e tretë e Stambollit). Me hekurudhën Baku-Tbilis-Kars, të inauguruar ditë më parë, përfundoi edhe një fazë tjetër e rëndësishme e projektit të korridorit të mesëm. Rruga hekurudhore Baku-Tbilis-Kars që sot transporton 1 milionë pasagjerë dhe 6,5 ton mallra, brenda kohës parashikohet që të rrisë kapacitetin e transportit në 3 milionë pasagjerë dhe 17 milionë ton mallra.

 

Në kuadër të projektit, me hyrjen në funksion të gjithë trenave të shpejtë, mallrat e ardhura nga Kina, falë projektit hekurudhor Baku-Tbilis-Kars, transporti drejt Evropës nëpërmjet korridorit të mesëm, parashikohet të zbresë deri në 12-15 ditë. Rrugët hekurudhore që kanë shkuar deri më sot nga Kina për në Evropë kanë kaluar mbi Rusinë, me përfshirjen e rrugës hekurudhore Baku-Tbilis-Kars, do të sigurohet rënia e distancës me 7 mijë kilometra. 

Ndërkohë që Rruga Moderne e Mëndafshit rrit rëndësinë strategjike të Turqisë në rajon, është një projekt që ofron raste të rëndësishme edhe nga aspekti i realizimit të objektivave ekonomike për të ardhmen. Turqia, që gjenden në pikën ku lidhet rrjeti i tregtisë me drejtim lindje-perëndim ndërmjet Azisë dhe Evropës, tregon se zotëron një rast shumë të rëndësishëm për të tërhequr kapitalin e Azisë së pasur. Kurse vlerësimi i këtij rasti dhe kthimi i tij në avantazh varet nga marrëdhëniet që do të zbatojë dhe zhvillojë Turqia me partnerët tregtarë në fjalë.

Një tjetër çështje që e nxjerr Turqinë në plan të parë në këtë projekt është energjia. Krahas linjave aktuale të naftës dhe gazit natyror, Turqia, me projektet që vazhdojnë në fazën e ndërtimit, është një vend që ecën me hapa të sigurta në rrugën për tu bërë një qendër e tregtisë së energjisë dhe është pjesë e Projektit të Rrugës Moderne të Mëndafshit.  

Vendet e Lindjes së Mesme dhe Azisë Qendrore, që janë të pasura nga aspekti i burimeve energjike, nëse në kuadër të projektit do të hidhnin hapa për zhvillimin e infrastrukturës së energjisë,  atëherë për të eksportuar burimet e tyre, do të drejtoheshin nga tregu i Turqisë dhe Evropës, që janë ndër tregjet me kërkesën më të madhe të energjisë. 

Turqia, që zë vend në itinerarin më ideal të transferimit të kësaj energjie, me infrastrukturën aktuale, nga njëra anë do të sigurojë nevojën e saj për energji dhe nga ana tjetër do të hapë rrugën e këtyre vendeve (Lindjes së Mesme dhe Azisë Qendrore) për transportin e energjisë në Evropë.

Turqia, ‘e ulur’ në qendër të marrëdhënieve energjetike që mund të zhvillohen ndërmjet Azisë dhe Evropës, nëse zhvillon Bursën e Energjisë, një prej synimeve më të rëndësishme të saj në këtë pikë, do të hedhë një hap të rëndësishëm, përsa i përket tërheqjes së aktorëve edhe rajonalë edhe global në tregun e Turqisë.

Si rrjedhojë, duke shfrytëzuar në mënyrën më të mirë shansin e gjendjes mbi rrugën tregtare tranzit të Rrugës Moderne të Mëndafshit me drejtim lindje-perëndim, Turqia nga njëra anë do të zgjerojë tregun e eksportit dhe do të do të jetë pjesë e rrjetit tregtar global, nga ana tjetër do të konsolidojë hapat në rrugën për tu bërë qendër e tregtisë së energjisë.     

Vlerësimi i prof. dr. Erdal Tanas Karagol



Lajme të ngjashme