Zgjidhet së shpejti ngërçi në eksportin e domates turke në Rusi

Ambasadori i Turqisë në Moskë, Hysejin Dirëz (Hüseyin Diriöz) tha se eksporti i domates turke në Rusi tani nuk është më një problem politik, por një çështje që mund të zgjidhet në nivel teknik.

Zgjidhet së shpejti ngërçi në eksportin e domates turke në Rusi

Ambasadori i Turqisë në Moskë, Hysejin Dirëz (Hüseyin Diriöz) tha se ndërmjet Rusisë dhe Turqisë vazhdon një bashkëpunim intensiv në fusha të ndryshme, me në krye fushën e energjisë, turizmit dhe ndërtimit.

Edhe kufizimet për produktet bujqësore janë hequr në masën e madhe të tyre, shprehet Dirëz dhe në lidhje me deklaratat e Zv.kryeminisrit të Rusisë, Arkadiy Dvorkoviç për fillimin e blerjes së domates nga Turqia bëri këtë sqarim: “Eksporti i domates tani nuk është më një problem politik, ai është shndërruar në një diçka që mund të zgjidhet në nivel teknik. Ndërkohë kemi edhe investimet që ka bërë Rusia për të kultivuar domaten e saj, por kjo nuk do të thotë se ajo nuk blen domate nga jashtë. Rusët të importojnë sërish domate nga Turqia”.

Zv.kryeminisri i Rusisë, Arkadiy Dvorkoviç kishte deklaruar të mërkurën se Ministria e Bujqësisë së Rusisë i kishte propozuar qeverisë lejimin e importimit nga Turqia deri në 60 mijë tonë domate në vit.

 


Lajme të ngjashme