Katari kërkon marrëdhënie afatgjata me kompanitë turke

Zv/Kryetari i Dhomës Tregtare të Katarit, Muhammed Bin Ahmed Bin Tavvar, nga përfaqësuesit e botës së biznesit të vendit të tij kërkoi që marrëdhëniet e tyre me kompanitë turke ti planifikojnë në afat të gjatë.

Në fjalën e tij të mbajtur gjatë takimit me delegacionin turk, i cili zhvilloi një vizitë zyrtare në Katar, Bin Tavvar tha se vëllimi tregtar mes dy vendeve është zhvilluar në mënyrë të dukshme kohëve të fundit.

“Dhoma jonë Tregtare është e gatshme për të ofruar të gjitha mundësitë për zgjerimin dhe rritjen e investimeve të kompanive turke në Katar”, deklaroi Bin Tavvar.

Delegacioni turk, në mesin e të cilit ndodheshin emrat e shquar nga sektorët e ndryshëm, ndodhet në Doha për tu njohur nga afër me mundësit e investimeve në Katar.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Jemeni, Egjipti dhe Bahrejni më 5 qershor njoftuan ndërprerjen e të gjitha marrëdhënieve diplomatike me Katarin.

Ndërkaq Arabia Saudite, EBA dhe Bahrejni kishin mbyllur hapësirat e tyre ajrore për Katarin, ndërsa këtij rrethimi diplomatik më pas iu bashkëngjitën edhe vendet tjera.

Ndërsa Turqia kishte marr vendim për intensifikimin e punimeve tregtare me rrugë ajrore dhe detare me Katarin.

Lajme të ngjashme