Fitch përmirëson parashikimet për rritjen ekonomike të Turqisë

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredive, Fitch ka rritur në 5,5% parashikimin e saj për rritjen ekonomike të Turqisë në muajin shtator.

Fitch përmirëson parashikimet për rritjen ekonomike të Turqisë

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredive, Fitch ka rritur parashikimin e saj për rritjen ekonomike të Turqisë.

Fitch Ratings publikoi raportin e ekonomisë globale për muajin shtator.

Parashikimi i rritjes së ekonomisë turke për vitin 2017 u rrit në 5,5% nga 4,7% që ishte shpallur në qershor nga agjencia.

Raporti i ri përfshin gjithashtu edhe vlerësime të reja në lidhje me ekonominë turke.

Rritja ekonomike në Turqi është realizuar mbi pritshmëritë e Fitch. Parashikimi i rritjes ekonomike për vitin 2017 nga 4,7 për qind që ishte publikuar për muajin qershor është revizionuar në 5,5%, thuhet në raportin e “Fitch Ratings”.

Sipas raportit në fjalë ekonomia botërore është përmirësuar ndjeshëm këtë vit dhe tani ajo është në gjendje të realizojë rritjen më të madhe që nga viti 2010.



Lajme të ngjashme