“ALM” dhe “AVUS” pezullojnë fluturimet drejt Erbilit

Shoqëria ajrore gjermane “Lufthansa” dhe bashkëpronarja austriake e saj “Austrian Airlines” kanë njoftuar se kanë pezulluar përkohësisht të gjitha fluturimet drejt qytetit Erbil të administratës rajonale kurde të Irakut (KRG).

“ALM” dhe “AVUS” pezullojnë fluturimet drejt Erbilit

Zëdhënësi i “Austrian Airlines”, Wilhelm Baldia deklaroi se me kërkesë të qeverisë së Irakut, “Lufthansa” dhe “Austrian Airlines” i kanë ndërprerë fluturimet për në Erbil deri në një njoftim të dytë.

“Në rast të lejimit të organizimit sërish të fluturimeve të dyja kompanitë ajrore do ti rifillojnë sa më shpejt fluturimet e rregullta për në Erbil”,- shtoi Baldia.

“Lufthansa” deri tani realizonte në Erbil dy fluturime në javë, kurse “Austrian Airlines” bënte një fluturim në javë.

 


Lajme të ngjashme