Rusia do të heqë kufizimet ndaj importit të domates turke

Ministri i Ekonomisë Nihat Zejbekçi tha se kishte marrë konfirmim verbal nga Presidenti Putin për heqjen e ndalimit që Rusia aplikon ndaj importit të domates turke.

Rusia do të heqë kufizimet ndaj importit të domates turke

Zejbekçi sqaroi se nga Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin, i cili të enjten erdhi në Turqi për një vizitë pune, kishte marrë konfirmimin verbal për anulimin e ndalimit të importit të domates, vetëm se kjo duhet zyrtarizuar, shtoi ai.

Presim që kufizimet në lidhje me importin e domates nga Turqia të hiqen brenda këtyre ditëve, u shpreh ministri i Ekonomisë dhe shtoi: “Ne e dëgjuam vendimin në lidhje me këtë, por duhet konfirmuar edhe me rrugë zyrtare. Mund të themi që kjo çështje është zgjidhur. Konfirmimin e dëgjuam nga goja e kryetarit të shtetit (Putinit), por do të presim deri sa të dërgojmë ngarkesën e parë”.



Lajme të ngjashme