Investimet e bëra nga BE-ja drejtë Turqisë shënojnë rritje

Adresa e investimeve të vendeve të Bashkimit Evropian sërish u bë Turqia.

Investimet e bëra nga BE-ja drejtë Turqisë shënojnë rritje

Adresa e investimeve të vendeve të Bashkimit Evropian sërish u bë Turqia.

Sipas vlerësimeve të të dhënave të Ministrisë së Ekonomisë, masat e qeverisë të marra me qëllim të forcimit të ekonomisë dhe stimulimet e bëra ndaj investitorëve të huaj bënë që investimet e huaja nga vendet e BE-së drejt Turqisë të rriten.

Hyrjet e investimeve të drejtpërdrejta në Turqi nga vendet e Bashkimit Evropian në 6 mujorin e parë shënuan rritje për 6,1% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe nga 1,7 miliardë dollarë dolën në 2,7 miliardë dollarë.

66% e investimeve ndërkombëtare të drejtëpërdrejta në Turqi bëhen nga vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa Holanda gjatë periudhës në fjalë rriti investimet e saj për 104% dhe kjo shifër doli në 821 milionë dollarë.

Ndërkaq investimet e bëra nga vendet e Gjirit gjatë kësaj periudhe janë rritur për 322% dhe arritën shumën e 561 milionë dollarëve.



Lajme të ngjashme