Rama mban premtimin, Rruga e Arbrit fillon në vjeshtë

Në një status në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama lajmëron nisjen e punimeve të rrugës së Arbërit brenda vjeshtës dhe kalimi me automjet në këtë aks do të jetë pa pagesë.

Rama mban premtimin, Rruga e Arbrit fillon në vjeshtë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama theksoi të premten se me nisjen e punimeve të rrugës së Arbërit, çelet edhe programi 1 miliardë për rindërtim.

Në një status në rrjetin social Facebook, Rama shkruan “drejt finalizimit një proces i stërzgjatur në vite që do të kurorëzohet, siç është premtuar brenda vjeshtës me nisjen e punimeve. Është çelur dje koncesioni për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës së Arbrit, me një vlerë prej 33,6 mld lekë të reja. Ofertat do të priten deri në dt 2 tetor 2017 dhe komisioni do të shpallë fituesin brenda 60 ditëve nga data e mbylljes së ofertës”.

Kryeministri Rama shprehet se për kalimin me automjet në këtë aks, nuk do t’ju duhet të paguani asnjë tarifë.

Qeveria ka hapur zyrtarisht tenderin për ndërtimin e rrugës së Arbrit, që do të lidhë Tiranën me Dibrën me një gjatësi prej rreth 73.5 kilometra.



Lajme të ngjashme