Aeroporti i Prishtinës, kompania e vitit në transport

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka fituar edhe tre çmime të tjera dhe është shpallur kompania e vitit në transport

Aeroporti i Prishtinës, kompania e vitit në transport

Pas pranimit të dy çmimeve prestigjioze nga Communitas Awards në fillim të këtij muaji, Aeroporti  Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është shpallur fitues i tri çmimeve të tjera nga katër nominimet në International BusinessStevieAwards.

“Sukseset e jashtëzakonshme në performancë përgjatë vitit të fundit duke përfshirë hapjen e linjave të reja, rritjen e numrit të destinacioneve si dhe rritjen e numrit të udhëtarëve të shërbyer, kanë qenë pikat themelore të vlerësuara nga gjyqtarët e International Business ‘Stevie’ Awards, të cilët i kanë ndarë ANP “Adem Jashari” çmimin Gold në kategorinë Kompania e Vitit – Transport”, bën të ditur njoftimi i aeroportit.

Në anën tjetër, Aeroportit të Prishtinës i janë dhënë edhe çmimet Silver në kategorinë Kampania – Marrëdhëniet me Media, dhe Bronz në kategorinë Shëndeti, Siguria dhe Ambienti, për marrëdhëniet me media dhe kontributin e dëshmuar ndaj ambientit respektivisht.

“Jemi mjaft të kënaqur me performancën tonë gjatë vitit të fundit. Këto çmime dëshmojnë përkushtimin tonë në rritjen e mundësive për udhëtarët tanë duke i kushtuar rëndësi të veçantë kujdesjes ndaj ambientit në të njëjtën kohë”, thuhet në njoftim.



Lajme të ngjashme