Koment – E ardhmja e energjisë së rinovueshme në Turqi

Në ditët tona rruga më frytdhënëse, e vazhdueshme dhe e pastër e vendeve për të siguruar nevojën e energjisë me burime vendore, kalon nga energjia e rinovueshme.

Koment – E ardhmja e energjisë së rinovueshme në Turqi

Ekonomia Botërore – E ardhmja e energjisë së rinovueshme në Turqi

Ky burim energjie që përfitohet nga burimet natyrore dhe që mund ta ripërtërijë vazhdimisht veten, në konsumimin e energjisë botërore, kohët e fundit ka arritur në rreth 20%. Turqia, duke siguruar një përshtatje me këtë trend, ka rritur çdo ditë e më shumë përdorimin e burimeve të rinovueshme dhe vazhdon aktivitetet në këtë fushë pa e ulur shpejtësinë.

Nga aspekti i pozicionit gjeografik Turqia zotëron një potencial të gjerë nga aspekti i burimeve energjetike të rinovueshme. Madje për sa i përket burimeve të ripërtëritshme ka një strukturë më të volitshme krahasuar me shumë vende të Bashkimit Evropian. Turqia duhet të vlerësojë potencialin aktual të prodhimit të energjisë së rinovueshme dhe zhvillimit të teknologjisë për prodhimin e kësaj energjie.

Në vitin 2016 ishte llogaritur që fuqia totale e instaluar në energjinë e rinovueshme në Turqi ishte 35 GW. Kurse brenda të njëjtit vit, konsumi i burimeve të energjisë së ripërtëritshme ishte rreth 35%. Brenda këtyre burimeve pjesa më e madhe i përket energjisë hidrolike me 26%, energjia e erës, diellit, gjeotermale dhe llojet e tjera të energjisë së rinovueshme ka zënë vetëm 9% të kësaj pjese. Në sektorin e energjisë së rinovueshme, si me investimet në rritje  në energjinë e erës ashtu edhe planet e bëra për energjinë diellore kanë pasur një ecuri zhvillimi pozitive. Në këtë kuadër, një nga hapat më konkrete të hedhura në këtë, është Politika e Energjisë dhe Minerareve Kombëtare që është vënë në veprim nga ana e Ministrisë së Energjisë dhe Burimeve Natyrore, që ka për qëllim rritjen e përdorimit të energjisë së rinovueshme në prodhimin e energjisë vendore.

Kjo politikë trajton strategji dhe objektiva të rëndësishme në mënyrë që burimet e energjisë së rinovueshme që Turqia përdor nën potencialin që zotëron ti vihen sa më parë në përfitim ekonomisë së vendit. Kurse faza e dytë e Politikës së Energjisë dhe Minerareve Kombëtare, përbën strategjinë e “lokalizimit” (energjisë vendore) që do të jetë skenë e zhvillimeve të rëndësishme në fushën e politikave të energjisë së rinovueshme. Në bazë të kësaj strategjie, do të rritet përdorimi i burimeve të rinovueshme, do të reduktohet vartja nga jashtë në fushën e energjisë dhe do të sigurohet zëvendësimi i burimeve të importit me burimet vendore. Strategjia e energjisë vendore solli me vete edhe fushën e burimeve të rinovueshme (YEKA).

Procesi i YEKA-s është shumë i rëndësishëm për sa i përket rritjes së kapacitetit të burimeve të rinovueshme dhe realizimit të prodhimit vendor nëpërmjet teknologjive të energjisë në fjalë. Në këtë kuadër, hapi i parë u hodh në muajin mars në Karapënar (Karapınar) të rrethit Konja (Konya). Këtu u hodh themeli i centralit të energjisë diellore, më i madhi në Turqi. Në Turqi, një vend frytdhënës nga aspekti i burimeve të energjisë së ripërtëritshme, ndërkohë që potenciali më i madh qëndron në energjinë diellore, nga aspekti i rritjes së kapacitetit, energjia e erës është pararojë. 

Periudha e rrezatimit të diellit në Turqi është shumë e gjatë dhe nga aspekti i potencialit të energjisë diellore zotëron fusha produktive. Kurse tenderi i YEKA 1-GES për të cilën u nënshkrua një investim 1,3 miliardë dollarë, është një nga projektet gjigande që do të kthejë në shans këtë avantazh që zotëron Turqia. Në kuadër të projektit, planifikohet të ngrihet një central i energjisë diellore që pritet të prodhojë 1,7 miliardë kilovat orë në vit.  

Pas energjisë diellore në rend të ditës është edhe projekti i energjisë së erës.  Në këto ditë kur fuqia e instaluar e energjisë së erës në Turqi ka treguar një rritje prej 30%, do të zhvillohet tenderi i Yeka-RES për investimin 1 000 MV, ku do të përfshihen investitorët më me zë të sektorit.  

Në projekt planifikohet të ketë një pjesëmarrje të ekuipazheve vendore prej 65% dhe inxhinierëve vendor prej 80% dhe nga njëra anë synohet të sigurohet prodhim vendor duke krijuar nga ana tjetër edhe vende të reja pune në Turqi. Në emër të plotësimit të energjisë me mundësi vendore, ky stimulim i siguruar nga qeveria dhe investimet në këtë fushë edhe do të reduktojnë vartjen nga jashtë në energji  por edhe do të japin një kontribut pozitiv në ekonomi. Turqia, me potencialin e burimeve të rinovueshme aktuale dhe me të gjitha këto politika dhe strategji që ka vënë në shesh në këtë fushë ka si objektivë të jetë një bazë e energjisë së rinovueshme.



Lajme të ngjashme