Aneksimi i Krimesë – Bashkimi Evropian zgjat për një vit sanksionet kundër Rusisë

Bashkimi Evropian vazhdon të dënojë aneksimin e paligjshëm të Krimesë dhe Sevastopol nga Federata Ruse, theksoi Këshilli i BE-së në komunikatë...

Aneksimi i Krimesë – Bashkimi Evropian zgjat për një vit sanksionet kundër Rusisë

Këshilli i Bashkimi Evropian zgjati të hënën për një vit, deri më 23 qershor 2018, masat kufizuese në përgjigje të aneksimit të paligjshëm të Krimesë dhe Sevastopolit nga Rusia.

“Me masat e zgjatura më 19 qershor 2017 kufizohen qytetarët e BE-së dhe aktivitetet e kompanive të tyre në territoret e Krimesë dhe Sevastopolit”, thuhet në një njoftim për shtyp të lëshuar nga Këshilli Evropian.

Sipas kësaj komunikate, sanksionet përfshijnë ndalime mbi importet e produkteve që vijnë nga Krimeja në BE, mbi eksportet e mallrave dhe teknologjive të caktuara në kompanitë krimeane, mbi shërbimet e investimeve dhe turizmit në Krime ose Sevastopol, me përjashtim të rasteve urgjente kur një anije duhet patjetër të ankorohet në një port, si dhe mbi blerjet e pasurive të patundshme nga qytetarët dhe kompanitë e BE-së në Krime dhe Sevastopol.

“BE-ja vazhdon të dënojë aneksimin e paligjshëm të Krimesë dhe Sevastopolit nga Federata Ruse dhe mbetet e angazhuar për të zbatuar plotësisht politikën e saj të mosnjohjes”, theksoi komunikata.

Ukraina është dëmtuar nga konflikti që nga marsi i vitit 2014 pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, pas një votimi të paligjshëm për pavarësi.

Kjo pasoi protestat e dhunshme antiqeveritare, të cilat çuan në rrëzimin e presidentit të atëhershëm, Viktor Janukoviç.

Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara votoi më vonë për të shpallur aneksimin rus të paligjshëm.

Së bashku me shumë vende të OKB-së, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Turqia gjithashtu nuk e njohin Krimenë si territor rus.



Lajme të ngjashme