Organizata D-8 feston 20-vjetorin e themelimit

E krijuar 20 vite më parë (15.06.1997) me iniciativën e Necmettin Erbakanit, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik e Tetë Shteteve në Zhvillim (D-8) sot ka një fuqi ekonomike me vlerë prej 3,7 trilionë dollarë.

Arnavutça_infografik_D8_c.jpg

Organizata D-8 për Bashkëpunim Ekonomik u themelua më 15 qershor të vitit 1997 me qëllim zhvillimin e bashkëpunimit dhe pasurimin e marrëdhënieve ekonomike dhe sociale mes Turqisë, Iranit, Pakistanit, Bangladeshit, Malajzisë, Indonezisë, Egjiptit dhe Nigerisë.

Shtetet e D8-ës janë njëherësh edhe vende kryesuese në rajonet e botës islame. Turqia dhe Indonezia bëjnë pjesë edhe në grupin e G20-ës të formuar nga ekonomitë më të mëdha në botë.

Në deklaratën e themelimit të organizatës, si fusha bashkëpunimi radhiten: tregtia, industria, komunikimi, informacioni, financat, bankat, privatizimi, zhvillimi rural, shkenca, teknologjia, lufta kundër varfërisë, zhvillimi i burimeve njerëzore, bujqësia, energjetika, mjedisi, shëndetësia, turizmi, kultura dhe sporti.

Sipas të dhënave të publikuara nga Organizata D-8, në vitin 2015 shtetet anëtare të saj kanë arritur një popullsi prej mbi një miliard banorësh dhe ekonomi që arrin vlerën prej 3,7 trilionë dollarëve. Në të njëjtën periudhë, vëllimi i eksportit të këtyre shteteve ka arritur vlerën e 693 miliardë dollarëve. Vëllimi tregtar në fjalë përbën rreth katër për qind të tregtisë globale me vlerë prej 16,4 trilionë dollarë.



Lajme të ngjashme