Industria e Mbrojtjes-Suksesi i MKE, rrit eksportin në 118 milionë dollarë brenda 15 vitesh

Industria Kimike dhe Mekanike, MKE, një prej industrive më rrënjësore të Turqisë, vitin e kaluar duke bërë 118 milion dollarë eksport u radhit në vendin e tretë në këtë sektor.

Sipas rezultateve të vlerësuara nga Unioni i Eksportuesve të Industrisë së Mbrojtjes dhe Aviacionit nëpërmjet shifrave të eksportit të vitit 2016, MKE mori çmimin e tretë të “Eksportuesve më të suksesshëm të Industrisë së Mbrojtjes”.

Ndërkaq Industria Kimike dhe Mekanike, MKE me këtë performancë u radhit në vendin e dytë të kategorisë së institucioneve publike në studimin e bërë nga Dhoma Industriale e Stambollit (ISO) për “500 firmat industriale më të mëdha të Turqisë”. 

Ndërkohë që shifrat e eksportit të MKE në vitin 2002 arrinin në 2 milionë dollarë, sot arrijnë në 118 milionë dollarë.

Kjo industri krahas eksportit të armëve dhe municioneve ka ngritur komplekse jashtë shtetit madje ngre në këmbë edhe kompani dhe investime të dështuara të perëndimit.

Lajme të ngjashme