TPAO siguron kredi për gazsjellësin TANAP

Korporata e Hidrokarbureve të Turqisë (TPAO), e cila do të realizojë projektin që do të transportojë gazin natyror të Azerbajxhanit në Evropë nëpërmjet Turqisë, nënshkroi marrëveshje me dy banka për kredi.

TPAO siguron kredi për gazsjellësin TANAP

Turqia vazhdon të prodhojë energji vendore për të kontribuar në sektorin e saj energjetik.

Korporata e Hidrokarbureve të Turqisë (TPAO), e cila do të realizojë edhe projektin që do të transportojë gazin natyror të Azerbajxhanit në Evropë nëpërmjet Turqisë, nënshkroi marrëveshje me dy banka për kredi.

Në nënshkrimin e marrëveshjes morën pjesë edhe Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore Taner Jëlldëz, Drejtori i Përgjithshëm i TPAO, Besim Şişman si dhe autoritetet e bankave.

Në kuadër të projektit u nënshkrua marrëveshja për 1 miliardë dollarë kredi me bankat turke “Vakıf” dhe “Türkiye İş Bankası”.

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Taner Jëlldëz tha: "Nga projekti aktual vitin e kaluar kemi pasur një përfitim prej 256 milion dollarësh. Këtë vit dhe në atë në vijim mendojmë se përfitimi do të dyfishohet. Rikthimin e kredisë mund ta bëjmë fare lehtë brenda 7 viteve. Ky projekt është i vetëgarantuar”.

Turqia pjesën e saj në projektin TANAP (gazsjellësi transanadoll) nga 20% e ka rritur në 30% dhe deri në fund të vitit 2018 do të jetë korridori i gazit natyror të Azerbajxhanit drejt Evropës duke vazhduar më tej me gazsjellësin Transadriatik, TAP. 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme