TRTVOTWORLD

TRTVOTWORLD.COM

 

TRTVOTWORLD.COM është një portal informativ i Departamentit të Transmetimeve të Jashtme të Korporatës së Radios dhe Televizionit të Turqisë. Misioni kryesor i këtij uebsajti, që transmeton në 41 gjuhë të ndryshme, është t’i komunikojë botës nga goja e parë opinionet e Republikës së Turqisë për çështjet kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare.

Lindur si rezultat i fokusimit më tepër në faqet ueb për t’u përshtatur me median botërore gjithnjë e më shumë digjitale në konceptin e transmetimeve të jashtme, krahas transmetimeve me valë të shkurtra, publikimet dhe transmetimet internetore në gjuhë të huaja të TRTVOTWORLD.COM ofrojnë përmbajtje informative me gamë të gjerë. Lajmet për Turqinë, botën, rajonin dhe të gjithë hapësirat gjeografike në objektivë, por dhe zhvillimet më të rëndësishme dhe më të fundit kulturore, ekonomike, sportive, shkencore dhe teknologjike, analizohen dhe zgjidhjen me kujdes maksimal. Duke ndjekur vazhdimisht nga afër ngjarjet dhe zhvillimet e rëndësishme në Turqi, rajon e botë, si dhe agjencitë më të zgjedhura të lajmeve, portali ynë mundëson transmetim dhe publikim të besueshëm e të shpejtë të lajmeve në agjendën globale.

TRTVOTWORLD.COM renditet mes portaleve informative më në zë të botës për lajmet më të drejta lidhur me Turqinë dhe më objektive rreth agjendës botërore.