TRT TV

Televizion

TRT, e cila jep lajme “të sakta dhe asnjanëse" në mjedisin mediatik, ku ndodhen një numër i madh kanalesh televizive kombëtare dhe rajonale, me transmetimet e saj edukative, kulturore, dokumentarët, teatrot, rubrikat sportive, programet muzikore dhe argëtuese, duke arritur të mbulojë deri 99% të Anadollit dhe shtrihet përtej kufijve, ofron shërbime për teleshikuesit e çdo grup-moshe.

Transmetimet e TRT-së, kanë për qëllim të japin lajme të minutës së fundit, të sakta, të paanshme dhe të kuptueshme për teleshikuesit e moshave, profesioneve, arsimimeve dhe kulturave të ndryshme, të kontribuojnë në zhvillimin e tyre edukativ dhe kulturor, të edukojnë ndërsa i argëtojnë ata dhe të sigurojnë tërësimin e kulturës kombëtare në formën më të përhapur.

Kanali TRT-1 është kanali familjar. TRT-1, kanali televiziv më i ndjekur në Turqi, është në formatin e një kanali televiziv familjar; me transmetimet e tij, ku përfshihen programet edukative, kulturore, teatrale, muzikore, argëtuese, sportive dhe të lajmeve, dhe i adresohet të gjithë Turqisë. TRT-1 me sipërfaqen përfshirëse prej 99,9% ndiqet në çdo vend të Turqisë dhe në të gjithë botën nëpërmjet internetit. Bashkëudhëtari juaj është me ju që prej 42 vjetësh.

TRT-HABERështë frymëmarrja e re e lajmeve të fundit, politikës, analizës, diskutimeve, sportit, dokumentarit, kulturës dhe artit; TRT-HABER vjen në ekranet tuaja me eksperiencën e TRT-së. TRT-HABER ka si parim të jetë i drejtë dhe i paanshëm, si dhe bart nëpër ekranet tuaja televizive të gjitha ngjyrat e jetës. Edhe ju përdorni të drejtën për të mësuar lajme të drejta. Ekrani i lajmeve TRT-HABER, ndodhet në çdo vend...

TRT-3 transmeton me orar të ndarë me kanalin e kuvendit, TBMM TV. Transmetimet e TRT-3-it përgjithësisht përbëhen nga programe e rubrika sportive. Që nga data 9 gusht 2010, ky kanal i vazhdon transmetimet si një kanal sportiv me logon TRT Sport.

TRT-GAP; NëTRT-GAP transmetohen programe muzikore, edukative, kulturore, argëtuese dhe sportive, së bashku me dokumentarë të ndryshëm në përshtatje me kërkesat dhe nevojat e njerëzve, që jetojnë në rajonin e Anadollit Lindor dhe Juglindor me qëllim për të rritur nivelin e tyre ekonomik dhe arsimor. TRT-GAP është zëri i përbashkët i popullit të këtij rajoni.

TRT-4 është një kanal, që transmeton me orar të alternuar me kanalin TRT-Çocuk dhe TRT Okul.

Një pjesë të përmbajtjes së transmetimeve të kanalit TRT Anadolu, i cili e nisi zyrtarisht jetën televizive në tetor të vitit 2010-të me sloganin “Një ekran është 100 ekrane, 100 ekrane janë 1 ekran", do ta përbëjnë produksione në arkivin e TRT-së, kurse pjesën tjetër, transmetimet televizive të përbashkëta dhe të drejtpërdrejta që realizohen në bashkëpunim me kanalet e tjera të TRT-së. Nga ana tjetër, një pjesë të madhe të përmbajtjes së transmetimit në këtë kanal do ta përbëjnë vlerat, traditat dhe kulturat e përjetuara nëpër krahinat dhe provincat përkatëse të vendit përmes programeve të ritransmetuara dhe në ato të drejtpërdrejta që do të realizohen nga Institucionet Mediatike Vendore dhe Rajonale.

TRT-6. TRT me kanalin e saj televiziv, që bën transmetim ndërkombëtar në gjuhën kurde, kontribuon pozitivisht në marrëdhëniet ndërkombëtare të Turqisë dhe sidomos në ato me vendet fqinje. TRT-6, Kanali Televiziv Familjar në Gjuhën Kurde, i cili ka për qëllim unitetin dhe tërësinë e Turqisë dhe që bën transmetime sipas normave bashkëkohore, i drejtohet një teleshikuesi të çdo moshe, i filloi transmetimet në janar të vitit 2009-të.

TRT-ÇOCUKështë një kanal televiziv, që i përgjigjet të gjitha nevojave të fëmijëve modernë turq, duke filluar nga animacioni tek muzika, nga lajmet tek sporti dhe që ka për qëllim të kontribuojë në rritjen e brezave të shëndetshëm nga pikëpamja fizike, mendore, shpirtërore dhe morale. TRT Çocuk, i nisur nga koncepti për të bërë një transmetim cilësor, bashkëkohor dhe të përgjegjshëm sipas normave pedagogjike universale, ka si parim të luaj një rol mbështetës dhe udhërrëfyes në zhvillimin e fëmijëve dhe ka për qëllim që të prezantojë në një mënyrë të saktë dhe të drejtë gjuhën dhe kulturën turke dhe që të arrijë të edukojë dhe të ndërgjegjësojë fëmijët duke luajtur dhe duke i argëtuar ata.

Për më shumë informacion:http://www.trtcocuk.com

TRT-TÜRKKy kanal, që bën transmetime në gjuhën turke përgjithësisht drejtuar botës jashtë Turqisë, nëpërmjet programeve të tij që prezantojnë vendin, popullin turk dhe transmetimeve informative, kulturore e artistike, është bërë lidhja e pashkëputshme e qytetarëve dhe bashkëkombësve turq që jetojnë jashtë shtetit me Turqinë dhe kulturën turke, burim përkrahjeje për problemet e tyre, i gjithëgjendur në gëzime dhe hidhërime... Ky kanal është përherë pranë jush kudo që ndodheni nëpër botë.

TRT-AVAZ Ky kanal, që i filloi transmetimet në muajin mars 2009 dhe këtë e realizon për turqit që jetojnë në një hapësirë gjeografike që shtrihet nga Lindja e Largët deri në Ballkan, nga 8 vende të ndryshme, Shqipëria, Uzbekistani, Kazakistani, Kirgizia, Turkmenistani, Azerbajxhani, Bosnjë-Hercegovina dhe Turqia, në 8 gjuhët e këtyre vendeve në fjalë, krijon një urë lidhëse në gjuhë dhe mendim ndërmjet Turqisë dhe republikave të tjera turke. AVAZ në shumë dialekte të turqishtes do të thotë ZË dhe duke qenë se është zëri i përbashkët i Republikave Turke, i drejtohet në 27 vende dhe 13 republika autonome të një hapësire gjeografike me rreth 250 milionë banorë që shtrihet nga Lindja e Mesme deri në Kaukaz.

TRT- BELGESEL Kanali TRT-Belgesel, që i prezanton botës Turqinë në pesë gjuhë të huaja, përkatësisht në anglisht, gjermanisht, frëngjisht, rusisht dhe turqisht, transmeton programe dokumentare në fushën e historisë, sociologjisë, natyrës, ambientit, sportit, kulturës dhe artit, shkencës dhe teknologjisë. Ky kanal, që të shkuarën ia përcjell të ardhmes dhe ndjek gjurmët e natyrës, jetën e transmetimeve e ka filluar më datë 17 tetor 2009.

TRT-MÜZİK Në këtë kanal, që gërsheton muzikën turke me atë botërore, transmetohen konkurse dhe dokumentarë muzikorë, koncerte, programe për muzikën në gjenerata, Top 10-shet dhe programe direkte. Ky kanal, që transmetimet i filloi më datë 16 nëntor 2009, nëpërmjet transmetimeve me muzikë të huaj dhe vendase, ku vendin kryesor e zënë programet me Muzikë Popullore Turke dhe Muzikë Klasike Turke, sjell në ekran me nuancën e TRT-së muzikën e Turqisë dhe atë botërore.

TRT- ETTÜRKİYYE Kanali televiziv TRT-Ettürkiyye, i cili u vu në jetë për të kontribuuar pozitivisht në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe veçanërisht ato rajonale të Turqisë, si dhe për t'u bërë gjuha, ekrani dhe ndjenja e përbashkët e botës arabe, i filloi transmetimet e tij në muajin prill 2010 me një përmbajtje të pasur, që përbëhet nga programe për fëmijë, rininë, gruan, shëndetin, ekonominë, programe dokumentarë, dramatikë, sportivë, muzikorë, informativë, artistikë dhe kulturorë, fetarë-moralë dhe programe zbavitëse për teleshikuesit e të gjitha grupmoshave. Ky kanal, që bën transmetime për 22 vendet arabe dhe arabishtfolësit, synon të përforcojë lidhjet ndërmjet Turqisë dhe vendeve arabe me një popullsi rreth 350 milionë banorë.

TRT HDKanali televiziv TRT HD, i cili bën transmetime të cilësisë më të lartë pamore, kryesisht i kushton vend programeve sportive, dokumentarëve dhe kinematografisë. TRT HD i filloi transmetimet në qershor 2010 me ndeshjet më të spikatura të Kampionatit Botëror të Futbollit, do t'i vazhdojë programet sportive me olimpiadat verore dhe ato dimërore.

TRT SPORKanali televiziv TRT SPOR, i cili transmetimet i filloi për herë të parë në muajin gusht 2010, ndërkohë që përcjell në ekrane drejtpërsëdrejti, ose të ritransmetuara të gjitha organizimet sportive kombëtare dhe ndërkombëtare, u kushton rëndësi të veçantë të gjitha llojeve të sportit.