TRT Radio

Radio


Siç e keni vënë re, gjithmonë ankohemi për hyrjen me vonesë të zhvillimeve shkencore dhe teknologjike në vendin tonë... Mirëpo situata flet krejtësisht për të kundërtën nëse e shikojmë atë në aspektin e transmetimeve radiofonike. Për shoqërinë turke aventura e radios filloi më 6 maj 1927, pothuajse në të njëjtën kohë me botën. Dhe me themelimin e TRT-së në 1 maj 1964 kjo aventurë mori një shtysë krejt të re. Sot radiot e TRT-së përmes 5 kanaleve radiofonike kombëtare, 5 rajonale, 3 lokale dhe 5 ndërkombëtare, që punojnë me përgjegjësinë e transmetimit publik, me konceptin e transmetimit asnjanës dhe parimor, me një turqishte korrekte dhe të bukur, me një përmbajtje të pasur me lajme, informacione, edukim, kulturë, muzikë e argëtim, u drejtohen të gjitha shtresave të shoqërisë anembanë vendit.

TRT RADYO 1 Këtu gjeni edukim, kulturë, lajm... Një radio për të gjithë ata që kanë nevojë për të marrë informacion, për të mësuar... Këtu ka shkencë, art, letërsi, teatër, sport, ambient, ekonomi, lajme të ndryshme nga jeta e përditshme... Pra çdo gjë rreth jetës... Lajme të sakta, asnjanëse dhe të shpejta përhapen në çdo anë të Turqisë, kudo në botë përmes satelitit dhe internetit... TRT Radyo 1 që nga viti 1927 e deri në ditët e sotme... Në çdo vend ku ka radio...

TRT FM Është mikesha e sekreteve tuaja, është miku juaj, shoku e shoqja juaj e rrugës... Ajo është pranë jush me nocionin e transmetimit direkt dhe dinamik, me toplistat e këngëve më të kërkuara... E dëgjoni në çdo qoshe të Turqisë, në botë përmes satelitit dhe internetit... TRT FM është radioja që shkurton largësitë.

TRT RADYO 3 Këtu gjeni shembujt më të shquar të muzikës botërore në një diapazon të gjerë që fillon nga Elvis Presley e shtrihet deri tek Joan Baez, nga Frank Sinatra tek Tchaikowsky, nga Moxarti tek Sara Vaughan... Sintezën e klasikes me modernen... Kudo në Turqi, në botë përmes satelitit dhe internetit...

TRT NAĞME Krijime të përzgjedhura nga arkivi i TRT-së dhe regjistrime të reja... Meloditë e pashoqe të Muzikës Klasike Turke vijnë pranë jush me muzikë kori, kërkesat e dëgjuesve... E gjeni kudo në Turqi, në botë përmes satelitit dhe internetit...

TRT TÜRKÜ Këngë tradicionale popullore turke, gazele, balada, elegji... Zëra të njohur, rapsodë popullorë, ansamble e grupe amatore... Një trashëgimi rrënjësore që shtrihet nga mjeshtëri tek çiraku... E gjeni kudo në Turqi, në botë përmes satelitit dhe internetit...

TRT MEMLEKETİM FM Momente që i buzëqeshin jetës, aventura migrimi, histori suksesi, vlera të vendit tonë, gjendjet tona ku ngjasojmë me njëri-tjetrin në të katër anët e botës dhe shumë muzikë... Muzikë dhe bashkëbisedim për të rinjtë edhe ata që nuk e lëshojnë rininë i gjeni në TRT Memleketim FM… Programet e TRT Memleketim FM transmetohen çdo ditë brenda javës në orarin 09.00-18.00 me orën e Turqisë në internet, satelit dhe kabllor… Zëri i gëzueshëm i Turqisë, TRT Memleketim FM është vetëm një klikim larg jush nëse doni të dëgjoni një këngë të preferuar, të përshëndesni dikë të dashur për ju, apo për të ndarë ndjenjat dhe mendimet tuaja me të tjerët…

TRT TSR  24 orë transmetim për qytetarët dhe bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit... “Radio Zëri i Turqisë” (TSR), e cila sot pasqyron pikëpamjet e Turqisë në tema të ndryshme të brendshme e të jashtme; që kontribuon në promovimin e vendit, bën transmetime në 37 gjuhë.

TRT ANTALYA RADYOSU Që nga viti 1962 e deri më sot… Ngjyrat, muzikën, kulturën dhe traditat e Mesdheut i gjeni me transmetime rajonale në Mesdhe brenda javës në orarin 10.00-12.00, në fundjavë në 10.00-12.30, dhe pas orës 13.00 për një orë e ndiqni përmes kanalit TRT Türkü në Turqi dhe në botë...

 

TRT ÇUKUROVA RADYOSU Nga 1968 deri në ditët e sotme… Aromën, jetesën dhe vlerat lokale të Maleve Taurus i gjeni në Çukurova me transmetime rajonale brenda javës në orarin 10.00-12.00, në fundjavë në 10.00-12.30, dhe pas orës 16.00 për një orë e ndiqni përmes kanalit TRT Türkü në Turqi dhe në botë…

TRT GAP DİYARBAKIR RADYOSU Që nga viti 1964 e deri më sot… Kultura e Anadollit Juglindor, zëri, folklori i kësaj krahine... E dëgjoni në krahinën GAP me transmetime rajonale brenda javës në orarin 10.00-12.00, në fundjavë në 10.00-12.30, dhe pas orës 15.00 për një orë e ndiqni përmes kanalit TRT Türkü në Turqi dhe në botë…

TRT TRABZON RADYOSU Vjen në ditët e sotme që nga 1968… Deti i Zi i njohur për ngjyrën e gjelbër dhe kaltërsinë; me gajden dhe instrumentin popullor ‘kemençe’... E dëgjoni në Detin e Zi me transmetime rajonale brenda javës në orarin 10.00-12.00, në fundjavë në 10.00-12.30, dhe pas orës 14.00 për një orë e ndiqni përmes kanalit TRT Türkü në Turqi dhe në botë…

TRT ERZURUM RADYOSU Nga 1960 e deri më sot… Anadolli Lindor vjen në mikrofon me këngët popullore, folklorin e tij të pasur… E dëgjoni në Anadollin Lindor me transmetime rajonale në oraret 10.00-12.00 brenda javës, 10.00-12.30 në fundjavë, dhe pas orës 14.00 për një orë e ndiqni përmes kanalit TRT Türkü në Turqi dhe në botë…
 

TRT KENT RADYO ANKARA  Çdo gjë që ka të bëjë me qytetin… Për t’u informuar mbi qytetin lëreni veten në rrjedhën e tij… TRT Kent Radyo Ankara FM e dëgjoni në Ankara në frekuencën 105.6.

TRT KENT RADYO İSTANBUL  Çdo gjë që ka të bëjë me qytetin… Për t’u informuar mbi qytetin lëreni veten në rrjedhën e tij… TRT Kent Radyo İstanbul FM e dëgjoni në Stamboll në frekuencën 106.6.

TRT KENT RADYO İZMİR   Çdo gjë që ka të bëjë me qytetin… Për t’u informuar mbi qytetin lëreni veten në rrjedhën e qytetit… TRT Kent Radyo İzmir FM e dëgjoni në Izmir në frekuencën 99.1.

TRT RADYO KURDΠËshtë një kanal radiofonik që transmeton në gjuhën kurde dhe që ka për qëllim të kontribuojë në unitetin dhe integritetin e vendit dhe që me botëkuptimin e një vizioni transmetimi modern u drejtohet dëgjuesve të të gjitha moshave. Radio-6 i ka filluar transmetimet në 1 maj 2009 dhe vazhdon të përcjellë zërin në Rajonin e Anadollit Juglindor. Ndërsa përforcon lidhjen ndërmjet popullit të rajonit dhe shtetit, kjo radio jep kontribute pozitive edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare të Turqisë.

TRT RADYO HABER Lajme, programe informative, të dhëna mbi situatën aktuale sinoptike dhe trafikut, aktivitete kulturore dhe artistike për çdo kategori të vendit... Gazetari korrekte, e paanshme dhe e shpejtë që populli të marrë lajme të sakta.