TRT Lajme

Objektivat

TRT-ja ka për qëllim të informojë vazhdimisht, drejtë, shpejtë dhe mjaftueshëm opinionin publik rreth zhvillimeve ekonomike, shkencore, teknike, artistike dhe kulturore në vend dhe botë.
Në përshtatje me demokracinë pjesëmarrëse dhe supremacinë e ligjit, ka për qellim t'i mësojë opinionit publik të vërtetat, të garantojë formimin e tij në mënyrë të shëndetshme dhe të lirë, theksimin e pluralizmit në një shoqëri demokratike.
TRT-ja gjithashtu synon të kontribuojë për ndriçimin e shoqërisë në çështjet aktuale që mundësojnë diskutimin, shprehjen e mendimeve të ndryshme dhe komentimin e tyre në mënyra të shumëllojshme.

Parimet e Gazetarisë

  • Përcjellja e lajmeve dhe ngjarjeve me shpejtësi dhe në mënyrë të drejtë. Në se është e nevojshme, mundësimi edhe i komenteve të specialistëve për çështje të rëndësishme të brendshme dhe ato të jashtme që interesojnë Turqinë.
  • Brenda konceptit të solidaritetit kombëtar dhe drejtësisë së Republikës të Turqisë, i kushtohet rëndësi tërësore mendimeve që fuqizojnë imazhin e një Shteti demokratik, laik, social dhe që respekton të drejtat e njeriut.
  • Përcjellja sipas konceptit të transmetimit bashkëkohor dhe në mënyrë të paanshme të ngjarjeve në Turqi, në shtetet dhe komunitetet turke si dhe në botë nëpërmjet buletineve të lajmeve. Përgatitja e emisioneve informative ku shqyrtohen thellësisht ngjarjet e rëndësishme. Mos transmetimi i lajmeve dhe emisioneve informative që do të keqinterpretoheshin nga shoqëria dhe do të shkaktonin provokimin e saj.
  • Përgatitja e buletineve të lajmeve dhe emisioneve informative në kuadër të ligjeve, pa anuar dhe pa bërë dallime midis institucioneve dhe organeve Kushtetuese, duke u bazuar në parimet e shpejtësisë dhe drejtësisë si dhe nëse është e mundur veç për radio e veç për televizion.
  • Dhënia e rëndësisë së duhur edhe praktikave në drejtim të vlerësimit që pasqyron opinionin e shtetasve, për çështjen e zbatimeve me përmbajtje politiko-ekonomike-shoqërore të shtetit.
  • Ndërkohë që kultivohen marrëdhënie me institucionet ndërkombëtare të lajmeve, për konfirmimin e lajmeve me burim të jashtëm, punohet me agjencitë vendore të lajmeve dhe me burimet e veta.
  • Pasqyrimi në buletinet e lajmeve dhe emisionet informative të TRT-së në mënyrë asnjanëse për opinionin publik i ngjarjeve që interesojnë Turqinë dhe mbarëbotën, ose atyre që tërheqin vëmendjen e individit të shoqërisë bashkëkohore.
  • Në të gjithë buletinet e lajmeve dhe emisionet informative, duke u vlerësuar metodat e të shprehurit në përshtatje me veçorinë e mjetit transmetues, në buletinet e lajmeve, në vend të përshtypjeve të fituara më parë, mundësohet transmetimi me një rrjedhë dinamike i ngjarjeve që përcjellin korrespondentët në mënyrë të drejpërdrejtë. Në televizion i kushtohet rëndësi pamjes, efektit, grafikut dhe animimit. Mos transmetimi i pamjeve që nuk kanë lidhje me temën. Vendosja patjetër në ekran të shprehjes “arkiv" në rast përdorimi të pamjeve nga arkivi.
  • Në lajme i kushtohet vend edhe komenteve dhe analizave. Në buletinet e lajmeve, nuk bëhen analiza politike dhe ideologjike që në ditët e sotme apo në të ardhmen do të dëmtonin marrëdhëniet ndërkombëtare, i kushtohet vëmendje publikimit të burimeve të lajmeve dhe komenteve.
  • Përgatitja e lajmeve që kanë lidhje me tema si hedhja e themeleve, organizimi i ceremonive përuruese, shpërndarja e diplomave që interesojnë një masë të vogël individësh ose një zonë të vogël duke patur parasysh raportin e masës së interesuar. Mos rënia në nivelin e gazetarisë së ekzagjeruar protokollare.
  • Përshtatja me përpikëri e paanësisë, korrektësisë dhe aktualitetit në lajmet politike dhe emisionet informative. Ndërsa në përmbledhjen e deklaratave të partive politike tregohet kujdes për të mos humbur qëllimin dhe thelbin e tyre.
  • Mos bërja e transmetimeve të njëanshme. Mos bërja vegël e interesave, bindjeve apo besimeve të një partie politike apo grupi interesi. Mos deklarimi dhe paraqitja e askujt si fajtor pa vendimin e prerë të gjykatës.
  • Përpjekja për përcaktimin dhe pasqyrimin në opinionin publik të reagimit të shoqërisë mbi praktikat me cilësi politike, ekonomike dhe sociale me anë të reportazheve, forumeve dhe paneleve.

Për më shumë rreth TRT Lajme www.trthaber.com