TRT Historiku

 

Korporata e Radios dhe Televizionit të Turqisë (TRT) është themeluar me ligj të posaçëm si person juridik autonom më datë 01 maj 1964, për të realizuar transmetime radiotelevizive në emër të shtetit. Me ndryshimet kushtetuese të vitit 1972, TRT-ja është përkufizuar si një korporatë ekonomike publike “neutrale”.

Në kuadër të dispozitave të Kushtetutës së 1982-shit, Korporata e Radios dhe Televizionit të Turqisë i është nënshtruar një rregullimi të ri në vitin 1984. Themelimi i televizioneve private turke, pas fillimit të transmetimeve satelitore në 1986-n, rrëzoi monopolin e TRT-së mbi transmetimet televizive duke filluar nga viti 1990.

Me ndryshimin e nenit 133. të Kushtetutës në vitin 1993, transmetimet radiotelevizive private fituan liri dhe u rivendos autonomia e TRT-së. Sot, TRT-ja shërben si një transmetues publik, që operon me të gjitha mjetet mediatike të radios dhe televizionit, me autonomi dhe paanësi të përcaktuar me ligj.

Transmetimet radiofonike, që përpara themelimit të TRT-së realizoheshin fillimisht në varësi të Shoqërisë Anonime Turke të Telegraf-Telefonit, në vitin 1964 u mblodhën nën strehën e TRT-së. Një vit pas Radios së Stambollit, që nisi transmetimet më 06 maj 1927, botës së transmetimeve iu bashkëngjit edhe Radioja e Ankarasë, më 1928-n. Kurse më 08 shtator 1938, Radioja e Stambollit dhe Radioja e Ankarasë iu transferuan PTT-së. Me shpërthimin e Luftës II Botërore, radiot hynë nën juridiksionin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shtypit, Transmetimeve, Turizmit dhe Informacionit. Në vitin 1950, u themelua Radioja e Izmirit në varësi të Bashkisë së Izmirit dhe që prej 1953-shit iu bashkua rrjetit transmetues të Drejtorisë së Përgjithshme të Shtypit, Transmetimeve, Turizmit dhe Informacionit.

Pas vitit 1960, në 8 provinca të vendit u themeluan radiot urbane. Sipas Kushtetutës së vitit 1961, e cila parashikon rregullimin e administrimit të transmetimeve radiofonike si një korporatë ekonomike publike autonome dhe neutrale, transmetimet radiofonike, që operonin në strehën e TRT-së me ligjin numër 359 të vitit 1964, u shtrinë në masa dhe hapësira më të gjera falë përforcimit të transmetuesve. Kurse në 1974-n, me bashkimin e radiove qendrore dhe rajonale të TRT-së, filluan transmetimet e radiove TRT-1, TRT-2 dhe TRT-3.

Sa u përket transmetimeve televizive, testet e para të Turqisë nisën më 31 janar 1968, me fjalimin përurues të Mahmut Tali Ongoren, në Studion Mithatpasa të Ankarasë. Transmetimet testuese, të cilat nisën të bëheshin 3 ditë në javë me nga 3 orë, pas një viti u bënë 4 ditë në javë. Më 1970-n nisi punën Televizioni i Izmirit, kurse më 1971-shin edhe Televizioni i Stambollit.

Në vitin 1969, në ekranet televizive turke u pasqyrua shkelja e astronautëve në Hënë dhe një koncert madhështor i Zeki Muren në Ankara. Transmetimi i parë direkt erdhi në vitin 1973, me ceremoninë e varrimit të Presidentit 2. të Republikës së Turqisë, Ismet Inonu. Më datë 20 korrik 1974, e gjithë Turqia dhe Evropa mësoi përmes ekraneve të TRT-së fillimin e Operacionit të Paqes në Qipro. Më 1975-n, Turqia mori pjesë për herë të parë në Eurovizion përmes një organizimi të TRT-së. Plot 3 vite më vonë, më 1978-n, TRT-ja përdori për herë të parë kamerat nënujore për xhirimin e dokumentarit “Historia e Thellësive”. Ndërsa në vitin 1979 u organizua për herë të parë Festivali i 23 Prillit për Fëmijë, me pjesëmarrjen e 133 fëmijëve nga 5 shtete të ndryshme dhe 31 liderëve botërorë.

Me fillimin e transmetimeve televizive çdo ditë në javë në vitin 1974, ato ndiqeshin nga 55% e popullatës (19 milionë) dhe në 28% të sipërfaqes së vendit (210.861km2). Në 10-vjetorin e fillimit të transmetimeve televizive në Turqi, numri i televizorëve të regjistruar në qendrat e PTT-së doli në 2 milionë e 250 mijë copë. Ndërkaq qendra e lidhjes me Eurovisionin, e cila kishte kapacitet për të bërë marrjen dhe dhënien e transmetimeve jashtë vendit, transmetime, regjistrime dhe punimet e redaktimit, u hap në vitin 1982. Së bashku me shtimin e orëve të transmetimeve, nga 31 dhjetori e këtej në ekrane u fillua me transmetime me ngjyrë dhe në vitin 1984 u kalua plotësisht në transmetime me ngjyrë.

Në vitin 1986 filloi me punime edhe kanali i dytë televiziv, TRT2. Ndërkaq në vitin 1987 me anë të transmetuesve të satelitit “Intelsat” të marrë me qira, transmetimet e kanaleve TRT1 dhe TRT2 arritën në tërë territorin e Turqisë. Kanalet TRT3 dhe GAP-TV hynë në shërbim në vitin 1989 dhe numri i kanaleve televizive të TRT-së doli në katër. Ndërkaq në vitin 1990 u hap kanali TRT4 që bënte transmetime të programeve arsimore dhe kanali TRT-INT për qytetarët turq me banim në Evropë. Në vitin 1993 filluan transmetimet e kanalit TRT-AVRASYA me drejtim rajonin e Kaukazit dhe të Azisë Qendrore, ndërsa në vitin 1995 në shërbim hyri edhe kanali TBMM TV që bënte transmetime nga Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë.

Në vitin 1998 në Berlin të Gjermanisë u hap përfaqësia e parë jashtë vendit. Pas kësaj kjo u pasua me me përfaqësitë e hapura në vitin 1999 në Ashkabat të Turkmenistanit, në vitin 2000 në Baku të Azerbajxhanit, në Kajro të Egjiptit dhe Bruksel të Belgjikës. Ndërkaq në vitin 2002 në Uashington të ShBA-së u hapë përfaqësia e 6-të jashtë vendit, në vitin 2004 u hap zyra në Tashkent të Uzbekistanit.

Në vitin 1999 u formua TRT-SAYTEK (Qendra e Teknologjisë së Transmetimeve Digjitale) dhe pas kësaj u hap edhe faqja e internetit www.trt.net.tr.

Viti 2003 ka qenë në vit plotë shpresa si për institucionin tonë ashtu edhe për Turqinë. Në këtë vit TRT-ja me këngën “Every Way That I Can” të kënduar nga këngëtarja Sertab Erener të zgjedhur për të përfaqësuar vendin në Konkursin e 48-të të Këngës së Eurovizionit, fitoi vendin e parë. Institucioni ynë, i cili është një transmetues efektiv edhe jashtë vendit, në vitin 2004 nënshkroi marrëveshjen e Asiavision-it me Unionin e Transmetuesve të Azi-Paqësorit (ABU).

Më 01 nëntor 2008 filloi me transmetime kanali i parë vendor për fëmijë TRT Çocuk, ndërsa më 01 janar 2009 me transmetime filloi edhe kanali TRT6 i cili bënë transmetime në gjuhën kurde dhe gjuhë dhe dialekte tjera. Në vitin 2015 emri i kanalit u ndryshua në TRT Kurdi.

Ndërkaq faqja e internetit www.trtvotworld.com, e cila filloi me transmetime më 20 nëntor 2008, me transmetimet e lajmeve në 31 gjuhë të huaja në mjedise të mediave të reja u radhit e 5-ta në botë. Sot ajo bën transmetime të paanshme në 41 gjuhë të botës ku përcillen zhvillimet kryesore të rajonit dhe të botës dhe opinionet e ekspertëve.

TRT Avaz, që i drejtohet një hapësire gjeografike prej 250 milionë banorësh në 23 vendeve dhe 13 vendeve autonome nga Ballkani në Azinë Qendrore, nga Lindja e Mesme në Kaukaz, filloi transmetimet në 21.03.2009 dhe me programet në turqisht, turqishten azerbajxhanase, kazakisht, kirgizisht, uzbekisht dhe turkmenisht u bë një “kanal televiziv i përbashkët”, ku të gjithë teleshikuesit e vendeve të hapësirës gjeografike mund të gjejnë diçka nga vetvetja.

Ndërkohë që TRT Turk filloi transmetimet në 08.05.2009 me identitetin e kanalit të lajmeve në turqisht dhe tematikë kulturor, në të njëjtin vit filluan transmetimet testuese të TRT Anadolu, i cili u parashikua si një  kanal televiziv që bën transmetime të përbashkëta të TRT-së dhe Unionit të Televizioneve Lokale dhe Rajonale. TRT Anadolu në vitin 2012 në muajin e Ramazanit u kthye në kanalin TRT Diyanet, që bën transmetime të pandërprera 24 orë në ditë. TRT Muzik, që filloi transmetimet në 16 nëntor 2009, me transmetimet kryesisht të muzikës turke solli në ekran muzikën vendase dhe të huaj nga e shkuara në të tashmen me cilësinë e TRT-së.

Kanali televiziv TRT Belgesel, që filloi transmetimet në 17 tetor 2009 me sloganin “A je gati të jesh dëshmitar?” e promovon Turqinë në botë në 5 gjuhë të ndryshme; anglisht, gjermanisht, frëngjisht, rusisht dhe turqisht. 

Gjithashtu në vitin 2009 filluan transmetimet radiofonike të Radio 6, TRT Nagme, Radio TRT e Qytetit të Ankarasë, TRT Turku dhe TRT Evropa FM.

TRT duke nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me një nga kanalet më prestigjioze të lajmeve në Evropë dhe botë, Euronews hyri midis partnerëve të mëdhenj të Euronews dhe ky kanal televiziv në janar të vitit 2010 filloi transmetimin në gjuhën e 9-të, pra në turqisht.

Ndërkohë që në datën 18 mars 2010 filloi transmetimet kanali televiziv TRT Haber, kanali i transmetimeve në arabisht i TRT-së “ETTURKIYYE”, duke pasur si qëllim që të jetë kanali më i ndjekur i vendeve arabe, filloi transmetimet në datën 4 prill 2010. Në vitin 2015 ky kanal mori emrin TRT-El Arabia.

Kurse kanali TRT HD, që bën transmetimet në cilësinë më të lartë të arritur deri më sot, bën transmetime kryesisht të sportit, dokumentarëve dhe kinemasë.

TRT Sport, që filloi transmetimet në gusht të vitit 2010, sjell në ekran drejtpërsëdrejti ose në mënyrë të regjistruara të gjitha garat dhe organizimet sportive vendase dhe të huaj dhe i jep një rëndësi të veçantë çdo lloj sporti. 

Kurse TRT Okul, që filloi transmetimet në vitin 2011, me programet arsimore dhe kulturore të përgatitura për grupmosha të ndryshme, është një kanal teknologjik dhe trajnues.

TRT sot bën transmetime në Turqi dhe botë me 14 kanale televizive, 5 radio kombëtare, 5 radio rajonale, 3 ndërkombëtare dhe 3 stacione lokale, faqet web; trt.net.tr dhe www.trtvotworld.com që bën transmetime në 41 gjuhë, transmetimin teleteks dhe revistat "Televizyon", "TRT Çocuk", “Radyovizyon”.