Rreth Zërit të Turqisë

HISTORIKU

Transmetimi i parë në radio për botën e jashtme në Turqi është realizuar më 8 janar 1937 në ndërtesën e Radio Ankara-së. Në këtë edicion është transmetuar e përkthyer në arabisht fjala e kryeministrit Ismet INËNY në lidhje me problemin e Hatajit.
Pas efektit që ky edicion pati në Siri si dhe në sanxhakun dhe rrethinat e Iskenderun-it, Radio Stambolli filloi të japë emisionin “Lajmet në Arabisht". Mirëpo pas zgjidhjes së problemit të Hataj-it mori fund edhe ky emision i cili nuk ka qenë i rregullt.
Shërbimi i transmetimeve të rregullta për botën e jashtme në radiot e Turqisë ka filluar në datën 28 tetor 1938 me një përçues me fuqi 20kW. Duke filluar që nga kjo datë janë dhënë emisione në 4 gjuhë: turqisht, anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht.
Gjatë viteve të Luftës së II-të Botërore mes radiove të tjera botërore“Radio e Ankara-së në Valë të Shkurtra" tërhoqi vëmendjen e opinionit publik me emisionet e sajë të paanshme.
Mes viteve 1943-1949 lindën mundësitë për të bërë radio-emisione për Amerikën, Evropën Perëndimore, Lindjen e Largët dhe Australinë.
Dhe një periudhë tjetër e rëndësishme në emisionet për botën e jashtme përfshin vitet 1949-1958. Në këtë periudhë Turqia hyri në NATO; mori pjesë në Luftën e Koresë; zhvilloi marrëdhëniet e sajë me Perëndimin.
Ndërsa në periudhën e viteve 1958-1963 radiot dhe si rrjedhim transmetimet për botën e jashtme kaluan në varësi Drejtorisë së Përgjithshme të Shtypit-Informacionit dhe të Turizmit.
Emisionet për botën e jashtme të cilat që nga themelimi realizoheshin me emrin “Radio Ankara me Valë të Shkurtra", duke filluar nga muaji janar i vitit 1963 nisën të realizoheshin nën emrin “Zëri i Turqisë".
Zëri i Turqisë me krijimin e Radio-Televizionit Publik të Turqisë, TRT, në 1 maj 1964, filloi ti bëjë transmetimet brenda një organizimi të ri pranë TRT-së.

ZËRI I TURQISË

Sot për sot transmetimet radiofonike të Institucionit të Radiotelevizionit të Turqisë për jashtë shtetit realizohen nëpërmjet Zërit të Turqisë.
Zëri i Turqisë (VOT), i ndodhur nën përgjegjësinë e Presidencës së Departamentit të Transmetimeve të Jashtme, çdo ditë bën transmetime në 29 gjuhë, përkatësisht në turqisht, gjermanisht, arabisht, shqip, azerbejxhanishte, boshnjakishte, bullgarisht, kinezisht, dari, persisht, frëngjisht, gjeorgjisht, kroatisht, anglisht, spanjisht, italisht, kazakishte, kirgizishte, hungarisht, maqedonisht, uzbekishte, pashtu, rumanisht, rusisht, serbisht, tatarishte, turkmenishte, urdu dhe greqisht.
Zëri i Turqisë programet e saj ia përcjell botës përmes përçuesve me valë të shkurtra, satelitëve dhe internetit. Zëri i Turqisë bën përpjekje për të qenë sa më pranë dëgjuesve të saj duke zhvilluar rrjetin e shpërndarjes me anë të kanaleve vendore FM dhe për të rritur përmbajtjen vendore në programet e saj.
Zëri i Turqisë, që si parim ka përvetësuar informimin e paanshëm, të besueshëm dhe të shpejtë, i zhvillon transmetimet e saj me programe të larmishme dhe interesante drejtuar dëgjuesve të çdo grupi shoqëror e grupmoshe, konsolidon vendin e saj si një burimi informues më i besueshëm i botës.
Në transmetime, ku peshën më të madhe e zënë lajmet dhe programet informative e programet kulturore-artistike dhe muzikore, prezantohet në çdo aspekt Turqia dhe njeriu turk. Në transmetime vendin kryesor zënë temat lidhur me paqen dhe bashkëpunimin kulturor në përputhje me politikën e Turqisë që nxjerr në pah bashkëpunimin rajonal dhe zhvillimin e marrëdhënieve të mira me fqinjët.