Rreth TRT-së

TRT
Institucioni i Radio Televizionit të Turqisë
TRT-ja, institucion me veçorinë e të qenit në Turqi i “pari" dhe “i vetmi" kur përmend “transmetim të shërbimit publik", është krijuar në 1 maj 1964.
Duke filluar që nga kjo datë hyri nën çatinë e TRT-së edhe radioja, e cila jetën e saj të transmetimit e kish nisur më 5 maj 1927. Nga fundi i viteve 60-të radios, e cila na çon neve në vende të ndryshme të botës kur shtypim butonin ose rrotullojmë gjilpërën e saj, iu shtua një mik i ri: Televizori... Turqia për herë të parë me televizionin është njohur nëpërmjet TRT-së, në 31 janar 1968. TRT-ja me transmetimet e saj radiofonike, sot 81 vjeç, dhe televizive, sot 40 vjeç, me eksperiencën, akumulimin dhe me ndjenjën e përgjegjësisë ka qenë edhe memoria e historisë së Republikës, edhe monumenti i besimit, simboli i bashkimit e unitetit.
Falë vullnetit dhe përpjekjeve vetëmohuese të punonjësve të saj, TRT-ja ka zënë në zemrën e popullit Turk një vend që nuk do të fshihet asnjëherë. TRT, që deri në ditët tona ka mbërritur si shkolla transmetimit dhe si institucioni transmetues më i besuar i Turqisë, ka përgatitur në gjirin e vet programuesit më të suksesshëm në fushën e transmetimit të radios dhe televizionit. Sigurisht që në një situatë të tillë në televizionin e Turqisë, lindën programet njëri më i bukur dhe më i larmishëm nga tjetri.
TRT-ja, nuk u mjaftua me të qenit vetëm një “institucion transmetimi" në fushën e radio-televizionit, por në të njëjtën kohë ka luajtur edhe funksionin e “një institucion arsimor rrënjësor"...
Funksioni në fjalë ka patur një rëndësi të pazëvendësueshme jo vetëm nga pikëpamja e përgatitjes së kuadrove të transmetimit, por edhe për edukimin e shikuesve nëpërmjet lajmeve dhe informacioneve që u ka përcjellë atyre përmes transmetimeve...
Ja pra, TRT-ja, e cila mbart një mision kaq kuptimplotë dhe të pazëvendësueshëm, me konceptin për të dhënë lajme të paanshme dhe të besueshme dhe me programet që nuk bëjnë lëshime nga parim i “transmetimit publik", ka zënë vendin e merituar ndërmjet institucioneve transmetuese të numëruara të botës.
Faktorët që kanë krijuar këtë sukses, në formën e kryefjalëve, mund ti rendisim kështu:
Informim i Besueshëm dhe i Përgjegjshëm
Korrespondentët nga Uashington - SHBA, Bruksel - Belgjikë, Kajro - Egjipt, Berlin - Gjermani, Lefkosha Republika Turke e Qipros së Veriut-, Baku - Azerbajxhan, Ashkabat - Turkmeni, Tashkent –Uzbekistan si dhe nga të katër anët e botës... Shkurtimisht, TRT-ja me zyrat dhe përfaqësitë që ka hapur në shumë qendra të rëndësishme duke filluar që nga Amerika e deri në Evropë dhe në Azi, Lindje të Mesme, Kaukaz, është jo vetëm syri dhe veshi jo vetëm i Turqisë, por edhe i botës.
Rrjeti dinamik i gazetarëve me përvojë dhe secili i specializuar në fushën e vet që TRT-ja ka krahas Drejtorisë Qendrore në Ankara, por edhe në Drejtoritë Rajonale në Izmir, Antalja, Çukurova, Diyarbakër, Erzurum dhe Trabzon si dhe korrespondentët vendorë në të katër anët e Turqisë.
Të qenët një markë e “besimit" në mendjen e dëgjuesve dhe shikuesve me konceptin e informimit të drejtë, të paanshëm dhe të besueshëm
Transmetime për çdo moshë dhe kulturë
Transmetime me programe edukative, kulturore, muzikore-argëtuese, për fëmijë dhe sportive, diskutime të hapura, dokumentarë, drama dhe filmat më cilësorë të kinematografisë... Të qenët një institucion transmetues, i cili me një shumëllojshmëri transmetimesh në përshtatje me standardet ndërkombëtare, arrin të ketë një masë të gjerë shikuesish me dallime nga pikëpamja e niveleve arsimore, moshës, ekonomiko-shoqërore dhe që fiton pëlqimin dhe mbështetjen e tyre.
Të qenët një ekran i frekuentuar në të katër anët e Turqisë dhe botës me 7 kanale televizive, nga këta 4 kombëtarë, 2 ndërkombëtarë dhe 1 rajonal
Kanalet Televizive:
TRT 1: Kanal familjar 168 orë
TRT 2: Kanal lajmesh, informativ, kulturor, dhe arti 168 orë
TRT 3: Kanal për rininë dhe sportin 54 orë
TRT GAP: Transmetime për zonat e Anadollit Lindor dhe Juglindor 69 orë
TRT 4: Kanal edukativ dhe muzikor 139 orë
TRT INT: Transmetime për botën 168 orë
TRT TURK: Transmetim për Azinë Qendrore dhe Kaukazin 119 orë
- Me satelitin ndërkombëtar dhe dy stacione tokësore TRT ushtron funksionin e urës ndërmjet transmetuesve të Evropës dhe Azisë; një potencial i madh me kapacitetin që nëpërmjet institucioneve mediatike kombëtare dhe ndërkombëtare në të cilat është anëtare dhe agjencive të lajmeve të përcjellë në çast dhe me të gjitha detajet zhvillimet nga vendi dhe bota.
- Me kanalin TRT-INT, i cili bën transmetime veçanërisht për turqit që jetojnë në Evropë dhe mund të shikohet në shumë vende të botës, synohet sigurimi i kontributit në përforcimin e lidhjeve kulturore me turqit që jetojnë jashtë atdheut. Objektivi është forcimi i kanalit TRT-INT dhe ngritja e tij në periudhën që kemi përpara në nivelin e konkurruesit me kanalet ndërkombëtare të lajmeve që janë të pakta në numër në fushën e tyre.
Kanalet televizive të TRT-së në fazën e krijimit
Vazhdojnë punimet për krijimin e një kanali të ri televiziv i cili do të bëjë transmetime në dialektet Kërmançi dhe Zazaxha me synimin për të përçuar shërbimin e transmetimit pranë qytetarëve që flasin gjuhë dhe dialekte të ndryshme dhe në vendet e rajonit ku përsëri fliten këto gjuhë. Ekziston edhe synimi për transmetime në persisht dhe arabisht për të përforcuar marrëdhëniet me popullin e zonave ku fliten këto gjuhë. Për të forcuar lidhjet ndërmjet Turqisë dhe popujve që flasin persisht dhe arabisht TRT-ja ka si objektiv të ofrojë shërbimi transmetimi edhe në këto gjuhë.
- TRT-ja vazhdon punimet edhe për të krijuar një kanal të fuqishëm për fëmijë me kapacitet që të arrijë tek të gjithë fëmijët turq e të botës.
Përvojë 81 vjeçare në radio
Radiot e TRT-së vazhdojnë të jenë shoqëruesit e zemrës së dëgjuesve me anë të 4 stacioneve kombëtare, 5 rajonale dhe Radion e Turizmit, punonjësve me përvojë, koreve në degë të ndryshme të muzikës, këngëtarë të talentuar, klubeve për fëmijë dhe të rinj, arkivit të pasur, transmetimeve të mbështetura me kompjuter, studio të pajisura me teknologjinë e fundit, me përçues të fuqishëm dhe me programe në përputhje me normat e transmetimit bashkëkohor.
Stacionet e Radios
Radio -1: Është kanali lajmesh, edukativ dhe kulturor. Me programet ku trajtohen të gjitha temat jetësore dhe buletinet e lajmeve në krye të ç'do ore prej 81 vitesh vazhdon të jetë për dëgjuesit një nga stacionet e pazëvendësueshme.
Radio-2 (TRT FM): Është kanal muzikor ku zënë vend shembujt më të bukur të Muzikës Klasike Turke, Muzikës Popullore Turke dhe Popit Turk.
Radio -3: Në këtë stacion transmetohet Muzikë Klasike, Xhaz dhe Opera.
Radio-4: Transmeton Muzikë Klasike dhe Popullore Turke.
Që të 4 stacionet kombëtare transmetojnë 24 orë pa ndërprerje në të gjithë Turqinë dhe me anë të internetit në të gjithë botën.
5 Qendrat e radio transmetimeve rajonale
Këto janë Radio Trabzon, Radio Erzurum, Radio GAP-Dijarbakër, Radio Antalja dhe Radio Çukurova. Krahas këtyre, Radio Turizmi me transmetimet e saj ka marrë përsipër një detyrë të rëndësishme për t'i shërbyer turizmit turk dhe turistëve që vijnë për pushime në Turqi.
Transmetim radiofonik në 29 gjuhë për botën e jashtme
Zëri i Turqisë (Voice of Turkey) siguron komunikimin e turqve jashtë shtetit me atdheun e tyre dhe transmeton në 29 gjuhë duke përfshirë këtu edhe turqishten, arrin t'a përcjellë zërin e saj në ç'do cep të vendit dhe botës. Zëri i Turqisë arrin t'i përcjellë transmetimet e saj në të gjithë botën me anë të Valëve të Shkurtra, Satelitëve dhe Internetit gjithashtu edhe FM me anë të partnerëve të saj transmetues. Anglishtja, frëngjishtja, gjermanishtja, arabishtja, spanjishtja, italishtja, shqipja, boshnjakishtja, bullgarishtja, rumanishtja, serbishtja, kroatishtja, hungarishtja, maqedonishtja, greqishtja, rusishtja, kinezishtja, gjuha e Azerbajxhanit, persishtja, gjeorgjishtja, gjuha urdu, gjuha dari, gjuha pashtu, uzbekishtja, tatarishtja, turkmenishtja, kirkizishtja, kazakishtja dhe turqishtja janë gjuhët në të cilat Radio Zëri i Turqisë bën transmetime.
Rrjet transmetimi që përqafon botën
TRT-ja është një institucion mediatik që pret me krahë hapur pa humbur kohë ç'do lloj shërbimi mediatik të ri në fushën e transmetimit. Me njohuritë dhe përvojën që ka akumuluar nga e kaluara bëhet ç'do ditë e më shumë një institucion mediatik “i fuqishëm dhe i besueshëm që është gjithmonë një hap përpara".
Ky institucion, të mahnit me nivelin që ka arritur në ditët e sotme, me këtë përvojë kaq të madhe në fushën e transmetimit dhe me infrastrukturën teknike që zotëron.
TRT-ja transmetimet e saj radio-televizive i përcjell në mjedisin numerik me anë të satelitëve TURKSAT 2A dhe TURKSAT 1C (3A).
Ndërkohë në Ankara, Stamboll dhe Izmir vazhdojnë 24 orë pa ndërprerje provat për transmetimin televiziv numerik tokësor.
TRT-ja edhe në Internet
TRT-ja, e cila në këtë epokë digjitale, kërkon të mos e ndrydhë besimin e shikuesve e dëgjuesve të saj dhe t'u paraqesë atyre mundësitë që ofron teknologjia, vuri në jetë brenda një kohe të shkurtër projekte dhe punime mjaft të rëndësishme edhe në këtë fushë. Më datë 1 maj 1999 adresa e internetit me emër www.trt.net.tr u çel për përdoruesit. TRT-ja, duke i bërë transmetimet e saj drejtpërdrejt në internet, bëri të mundur që përdoruesit e internetit në rang botëror të përfitojnë nga shërbimet e transmetimeve radio-televizive të saj. Gjithashtu, ndër shërbimet më kryesore të faqes ueb janë lajmet momentale nga Turqia dhe bota, zhvillimet në tregjet e ekonomisë dhe financës, të gjitha llojet e sporteve, parashikimi i motit, rrjedha e transmetimeve radio-televizive dhe promovimet e programeve.
TRT-ja ka kaluar në një fazë të re të transmetimit nëpërmjet internetit, duke përgatitur dhe hapur për përdoruesit versionet ndërkombëtare të faqes së saj web. TRT-ja, e cila nëpërmjet internetit fillimisht transmeton në 11 gjuhë, vazhdon punimet dhe vetëm pak kohë më vonë do të nisë transmetimet nëpërmjet internetit për të gjitha gjuhët e Zërit të Turqisë.
Arkivi i TRT-së, memoria pamore-dëgjimore (video-audio) e Turqisë
Kur bëhet fjalë për një institucion që ka dëshmuar të gjithë gurët kilometrikë të republikës dhe është njëtrupëzuar me të, natyrisht që del në pah një arkiv i pasur. TRT-ja jo vetëm që ruan në një vend materialin audio-viziv, por duke përdorur teknologjitë më të përparuara të botës, konservon trashëgiminë radio-televizive, e cila ka një të kaluar të madhe.
Këto materiale të formateve dhe datave të ndryshme, pasi u bëhet rregullimi dhe analiza e brendësisë kalohen edhe në median digjitale.
TRT Market
- TRT Market i ofron popullit programet e TRT-së të cilësuara si arkive si dhe veprat muzikore dhe produkte vizive, audio e të shtypura.
Firma e TRT-së në organizimet e mëdha dhe të rëndësishme
- TRT-ja ka 30 vjet që duke ftuar për 10 ditë resht, me rastin e “Festimeve për 23 Prillin, Festes Ndërkombëtare të Fëmijëve"fëmijë te çdo ngjyre, gjuhe dhe feje, edhe jep një kontribut shumë të rëndësishëm për paqen në botë edhe vërteton përsëri se është adresa e pandryshueshme e organizimeve ndërkombëtare të këtij lloji.
Në organizimet ndërkombëtare të rëndësishme si Eurovisioni, Kupa e Botës, Olimpiadat, Lojërat Universitare të Botës, përsëri TRT-ja ka hedhur firmën e saj.
Pas një ndarjeje për një kohë të shkurtër, emocioni i Kupës së Botës do të jetë përsëri në ekranet e TRT-së.
Dashamirësit e futbollit Kupat Botërore 2010 dhe 2014 do t'i ndjekin përsëri me veçantinë e TRT-së dhe natyrisht që të gjitha ngjyrat e olimpiadave do t'i gjejnë në adresën e pandryshuar të sportit në TRT.
- TRT-ja është një institucion mediatik i fort dhe i besueshëm i cili përvetëson në një kohë shumë të shkurtër çdo lloj shërbimi të ri mediatik në fushën e transmetimit dhe me eksperiencën dhe njohuritë e fituara nga e kaluara “kap të ardhmen" ditë pas dite.
Me fjalë të tjera ajo është dritarja që Turqia i hap botës dhe dritarja që bota i hap Turqisë... Ja pra, është e mundur që të gjitha këto veçanti të shprehen vetëm me tre germa: TRT
ANTARËSIMET
EBU – European Broadcasting Union (Bashkimi Mediatik Evropian)
ABU – Asia – Pacific Broadcasting Union (Bashkimi Mediatik Aziatik)
HFCC/ASBU – Inertantional High Frequency Broadcasting Coordiantion Group (Grupi i Koordinimit Të Transmetuesve Me Valë të Shkurtra)
ABU-HFC – ABU High Frequency Broadcasting Coordiantion Group (Grupi ABU i Koordinimit Të Valëve të Shkurtra)
IMC – International Music Council (Këshilli Ndërkombëtar i Muzikës)
EIM – European Institute of Media UNESCO Turkish National Committe Turkish National Council of Press (Instituti Evropian i Medias UNESCO Komiteti Kombëtar Turk Këshilli Kombëtar Turk I medias)
CMCA – Cente Mediterraneen de la Communication Audioviseulle (Qendra Mesdhetare e Komunikimit Audio dhe Video)
Për më shumë rreth TRT-së