Kushtet e Përdorimit

KUSHTET E PËRDORIMIT

Hyrja e përdorimi ndërkombëtar dhe lokal në trt.net.tr dhe portalet e gjuhëve të TRT-World që ka domene me emra origjinalë, përmbajtja e të cilave sigurohet nga TRT, bëhet sipas kushteve të mëposhtme të përdorimit;

1. Përdoruesit, që nga momenti që kanë vizituar për herë të parë faqen e internetit web trt.net.tr ose portalet e gjuhëve përkatëse nëpërmjet adresave specifike miratojnë se kanë pranuar kushtet e përdorimit. Ju lutemi lexoni me vëmendje kushtet e mëposhtme të përdorimit, në qoftë se nuk i pranoni të gjitha këto kushte atëherë shkëpusni menjëherë lidhjen me faqen web dhe këtej e tutje mos e përdorni më atë.

2. TRT, ka të drejtë që të ndryshojë kur të dojë kushtet e përdorimit të trt.net.tr dhe të portaleve të gjuhëve TRT-World. Është përgjegjësi e përdoruesve të kontrollojnë në kanë ndryshuar apo jo kushtet e përdorimit. Për këtë arsye vazhdimi i lidhjes dhe përdorimit tuaj të portaleve të gjuhëve do të thotë që keni pranuar kushtet e ndryshuara apo të përditësuara të përdorimit. Nëse nuk i pranoni kushtet e ndryshuara apo të përditësuara të përdorimit mos e përdorni më uebsajtin. Në qoftë se në trt.net.tr dhe portalet e gjuhëve të TRT-World shikoni kushte specifike që bien në kundërshtim me këto kushte, atëherë të vlefshme janë kushtet specifike.

Përdorimi i trt.net.tr dhe i Portaleve të Gjuhëve të TRT-World

3. Portalet e TRT-World, të cilat mund të vizitohen nëpërmjet ueb-faqes trt.net.tr ose drejtpërdrejt nga adresat e tyre të posaçme, mund të përdoren vetëm për qëllime ligjore dhe në mënyrë që nuk dhunon, nuk e kufizon dhe nuk e pengon të drejtën e të tjerëve për përdorim. Në përdorimin e portaleve në fjalë është e ndaluar kategorikisht përcjellja e përmbajtjeve të papërshtatshme dhe të pahijshme që mund të shqetësojnë përdoruesit e tjerë, si dhe përmbajtjet që mund të prishin rrjedhën normale të komunikimit brenda portaleve.

Të Drejtat e Autorit

4. trt.net.tr dhe portalet e gjuhëve të TRT-World administrohen nga TRT dhe përmbajtja sigurohet plotësisht ose pjesërisht nga TRT dhe burime të tjera. Përmbajtja e trt.net.tr dhe portaleve të TRT-World (bashkë me çdo lloj emri, imazhi dhe logoje të TRT ose palëve të treta me produktet dhe shërbimet e tyre) është subjekt i ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare mbi të drejtat e autorit dhe markat tregtare. Asnjë përmbajtje e këtyre portaleve, përfshirë këtu kodet dhe programet kompjuterike (software), nuk mund të ndryshohet, kopjohet, shumëfishohet, ritransmetohet, nuk mund të instalohet në një kompjuter tjetër, nuk mund të postohet, përcillet apo shpërndahet. Nga përmbajtjet mund të përfitohet vetëm me kushtin e mbrojtjes së të drejtave të autorit dhe pronësisë, si dhe me qëllime personale jofitimprurëse. Asnjë pikë që zë vend në kushtet e përdorimit nuk mund të komentohet se mundëson përdorimin e përmbajtjes së trt.net.tr dhe portaleve të gjuhëve të TRT-World në kundërshtim me ligjet e lartpërmendura.

5. Përmbajtja që zë vend në trt.net.tr dhe portalet e gjuhëve të TRT-World, në mënyrë direkte apo indirekte nuk mund të botohet, publikohet, transmetohet në asnjë medium, apo të shpërndahet, të rishkruhet për t'u botuar apo për t'u ritransmetuar. E gjithë përmbajtja apo një pjesë e saj, nuk mund të arkivohet në kompjuter me përjashtim të rasteve kur regjistrohet për qëllim personal dhe jofitimprurës. Kur kemi të bëjmë me kushte që bien në kundërshtim me kushtet specifike në lidhje me të drejtën e përdorimit të programeve radio-televizive dhe materialeve të tjera transmetuese, e drejtë kjo që u është njohur institucioneve mediatike që kanë lidhur marrëveshje me TRT-në, janë të vlefshme kushtet e posaçme të shkruara në këto marrëveshje.

Kontributi ndaj TRT

6. Një kontribut që do të ndani me TRT-në (përfshi këtu tekst, fotografi, materiale video apo audio) nënkupton dhënien TRT-së një licencë të vlefshme ndërkombëtarisht (duke përfshirë edhe uebsajtet ku mund të hyjnë përdoruesit ndërkombëtarë të TRT-së), që nuk sjell detyrime për të paguar të drejtën e autorit, që i jep leje TRT-së për të shumëfishuar materialin në fjalë, për ta përshtatur atë (përfshi këtu edhe ndryshime dhe përshtatje për qëllime editoriale apo operative), për të përcjellë materialin, për ta bërë publik ose për ta transmetuar atë. Në raste të caktuara TRT kontributin tuaj mund ta ndajë me palë të treta të besueshme. E drejta e autorit për kontributin tuaj do të jetë e juaja dhe leja e dhënë nuk do të jetë ekskluzive. Materialin në fjalë do të mund të vazhdoni ta përdorni sipas dëshirës tuaj, përfshirë këtu edhe lejimin e përdorimit të materialit nga të tjerët. Që TRT-ja të përdorë kontributin tuaj, ju konfirmoni që kontributi është një punim origjinal i juaji, që nuk përmban fjalë përulëse, ofenduese dhe fyese, që nuk shkel legjislacionin turk, që gëzoni të drejtën për ti dhënë leje TRT-së që të përdorë kontributin për qëllimet e shkruara më lartë dhe që keni marrë pëlqimin e ndonjë personi që merr pjesë në kontributin tuaj, apo keni marrë lejen e prindërve/trashëgimtarëve, tutorëve në rast se personi në fjalë është i mitur.

Përgjegjësia

7. trt.net.tr dhe portalet e gjuhëve të TRT-World mund të përmbajnë linke dhe orientues të faqeve të tjera interneti që administrohen nga persona të tretë. TRT nuk administron apo kontrollon në asnjë mënyrë përmbajtjet, produktet dhe shërbimet e këtyre uebsiteve. Këto materiale sigurohen ashtu siç janë, pra të pandryshuara. TRT-ja nuk jep asnjë garanci direkte apo indirekte për përmbajtjen apo përdorimin e këtyre uebsajteve.

8. trt.net.tr dhe portalet e gjuhëve të TRT-WORLD mund të përmbajnë forume apo dhoma bashkëbisedimi, të cilat bëjnë të mundur raportimin, reagimin dhe ndërveprimin në kohë reale në TRT apo midis përdoruesve të saj. TRT nuk kontrollon mesazhet, informacionet apo dosjet e dërguara nëpër forume apo dhomat e bashkëbisedimit.

Gjatë përdorimit të forumeve apo dhomave të bashkëbisedimit ju nuk duhet të bëni përsa është shkruar më poshtë:

o Nuk mund të pengohen apo bllokohen përdoruesit e tjerë në përdorimin sipas dëshirës të hapësirave të forumit, dhomave dhe hapësirave të tjera interaktive,

o Nuk mund të përcillen ose postohen informacione të paligjshme, kërcënuese, që përmbajnë sharje, ofeza ose shpifje, poshtëruse, vulgare, pornografike, të bezdisshme, të pamoralshme që përbëjnë kundërvajtje ligjore, vepër penale, që janë objekt i ndjekjes penale ose që shkaktojnë apo nxisin shkeljen e ligjeve kombëtare apo ndërkombëtare në fuqi (përfshirë këtu edhe ligjet në nivel vendor dhe rajonal),

o Nuk mund të përcillet ose postohet asnjë informacion, program kompjuterik ose material tjetër që shkel të drejtat e fshehtësisë personale të përdoruesve të tjerë ose të drejtat e publikimit të tyre, apo materiale të mbrojtura nga të drejtat e autorit, të drejtat e markës tregtare ose nga të drejta të tjera, përfshirë edhe rastet kur paralajmërohen nga këto të drejta, pa marrë më parë leje nga përfituesi apo poseduesi i këtyre të drejtave, që shkelin të drejtat e tjerëve ose bien në kundërshtim me to.

o Nuk mund të përcillet ose postohet asnjë informacion, program ose material që përmban virus ose ndonjë element tjetër dëmtues

o Nuk mund të përcillet, postohet ose përdoret asnjë informacion, program ose material që ka qëllim tregtar ose përmban reklamë.

o TRT nuk është e detyruar të kontrollojë hapësirat e forumit, dhomat dhe hapësirat e tjera interaktive. Kjo tregon se TRT e pranon që në fillim faktin që nuk është e detyruar të kontrollojë përdorimin e këtyre hapësirave. Por TRT rezervon gjithmonë të drejtën për të ndryshuar, refuzuar publikimin ose për të hequr nga transmetimi çdo lloj informacioni apo materiali për të cilin arrin në përfundimin se plotësisht ose pjesërisht nuk plotëson kushtet e sipërpërmendura si dhe të drejtën për të deklaruar zyrtarisht çdo lloj informacioni kur kërkohet në rastet e ndjekjes ligjore ose procedure administrative.

9. TRT, nuk është në asnjë mënyrë përgjegjëse për dëmet direkte, indirekte apo të rastësishme që mund të lindin nga përdorimi apo mospërdorimi i përmbajtjes që zë vend në adresën trt.net.tr dhe portalet e gjuhëve TRT-World. Përdoruesit e kanë pranuar që në fillim që TRT nuk do të jetë përgjegjëse për veprimet ilegale ose poshtëruese e përulëse, fyese ose sjelljet ofensive të përdoruesve të tjerë.

10. TRT-ja mund të mbyllë në çdo kohë pa paralajmëruar më parë forumet, dhomat e bisedimit (chat rooms) apo hapësirat e tjera interaktive. Përdoruesit e pranojnë këtë pikë që nga momenti që fillojnë përdorimin e këtyre hapësirave.

11. Nga përdoruesit mund të kërkohet të regjistrohen kur ata hyjnë në portalet e gjuhëve në adresën trt.net.tr. Çdo informacion që është pjesë e veprimit të regjistrimit, do të mblidhet, rruhet dhe përdoret nga TRT-ja në kuadër të parimeve të fshehtësisë.

12. Përdoruesit gjatë përdorimit të trt.net.tr dhe portaleve të gjuhës në TRT-World pranojnë parimet e fshehtësisë si më poshtë;

· Klauzolat e pikës 8 janë të vlefshme në përdorimin e hapësirave të forumeve, dhomave të bisedimit dhe hapësirave të tjera interaktive.

Llogaritë e përdoruesve të TRT-së

TRT-ja do të mbyllë të gjitha regjistrimet e përdoruesit që përcaktohet se janë regjistruar më shumë se një herë me qëllim për të prishur formatin e hapësirave të forumeve, dhomave të bisedimit dhe hapësirave të tjera interaktive ose për të shqetësuar përdoruesit e tjerë.

Përdoruesit për të gjitha regjistrimet që do të bëjnë duhet të japin një adresë të vlefshme të postës së tyre elektronike, të cilën e përdorin rregullisht gjatë logimit. Regjistrimet që bëhen me adresën e një personi të tretë apo me adresa kalimtare të postave elektronike do të mund të mbyllen pa paralajmërim.

Nëse arrihet në konkluzionin se përdoruesi ka dhënë një adresë postare elektronike të pavlefshme, nga përdoruesi mund të kërkohet të përditësojë adresën e e-mailit në fjalë.

TRT, rezervon të drejtën të mbyllë llogarinë e një përdoruesi të çfarëdoshëm nëse identifikon se përdoruesi ka hyrë në rrjet përmes “Proxy IP"-ve për të fshehur përdorimin e multi-regjistrimeve të TRT-së ose nëse një përdorues i huaj sillet si përdorues turk apo abuzon në çfarëdo lloj mënyre me ndonjërin nga shërbimet që siguron TRT-ja.

Siguria

Për shkak të sigurisë së tyre përdoruesve u rekomandohet fuqimisht që gjatë përdorimit të hapësirave të forumeve, dhomave të bisedimit (chat rooms) dhe hapësirave të tjera interaktive të mos japin numrat e telefonave, adresat postare, adresat e banimit dhe informacione të ngjashme të tyre apo të personave të tretë.

Kushtet ligjore

Në trt.net.tr dhe portalet e gjuhëve të TRT-World nuk mund të shpërndahet dhe/ose transmetohet asnjë material i jashtëligjshëm ose i shtrembëruar duke përfshirë këtu çdo lloj teksti, video, programi apo regjistrim zëri.

Është kategorikisht e ndaluar bërja e protestave dhe veprimeve të jashtëligjshme ose reklamimi në mënyrë që do të inkurajojë një protestë apo veprim të jashtëligjshëm duke përdorur trt.net.tr dhe portalet e gjuhëve të TRT-World.

Është e domosdoshme që përmbajtja e materialeve që dërgohen nga përdoruesit në hapësirat e forumeve, dhomave të bisedimit dhe në hapësirat e tjera interaktive të trt.net.tr dhe portaleve gjuhësore të TRT-World të jetë origjinale. Përmbajtja e dërguar nuk mund të jetë në kundërshtim me ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare (përfshirë nivelin lokal dhe rajonal) për të drejtat e autorit dhe markat tregtare.

Nëse jeni nën moshën 12 vjeç

Që të përdorni hapësirat e forumeve, dhomave të bisedimit dhe hapësirat e tjera interaktive të trt.net.tr dhe portaleve të gjuhëve të TRT-World duhet të merrni leje nga prindërit.

Absolutisht mos jepni të dhëna personale apo të personave të tretë gjatë përdorimit të këtyre hapësirave si: emrin e shkollës ku mësoni, numrin e telefonit, adresën e shtëpisë dhe të dhëna të tjera të ngjashme me këto.

13. Përdoruesit të cilët nuk u përmbahen rregullave të fshehtësisë të shkruara në pikën 12-të si më lartë do të marrin një postë elektronike (e-mail) lidhur me refuzimin e hyrjes së tyre në hapësirat e forumeve, dhomave biseduese dhe hapësirat e tjera interaktive.

Në qoftë se përdoruesit pavarësisht vërejtjes së bërë vazhdojnë të shkelin rregullat, kjo do të rezultojë me mbylljen e llogarisë/llogarive të tyre në TRT. TRT, rezervon të drejtën që të dhënat e përdoruesve ti ndajë me persona të tretë (autoritete zyrtare, punëdhënës, drejtoritë e shkollave) me qëllim parandalimin e abuzimit me këto hapësira.