Brazil 2014 - Holanda mposht 3-2 Australinë

Holanda përmbysi rezultatin dhe mposhti 3-2 përfaqësuesen australiane, e cila është njëherësh skuadra e parë, që i jep lamtumirën Kupës së Botës “Brazil 2014”.

Brazil 2014 - Holanda mposht 3-2 Australinë

Ndryshe nga ndeshja me Spanjën, ku “tulipanët” përmbysën rezultatin dhe fituan me një rezultat të thellë, këtë herë holandezët e Van Gaal vuajtën shumë përballë australianëve, të cilët kaluan në avantazh 2-1, por nuk arritën ta ruanin fitoren deri në fund.

Arjen Robben shënoi golin e parë për “portokallinjtë”, ndërkohë që 60 sekonda më pas Cahill barazoi shifrat. Në pjesën e dytë ishin australianët, që kaluan sërish në avantazh me Jedinak, me një 11-metërsh.

Kundërpërgjigja e holandezëve ishte shumë e shpejt: kapiteni Van Persie barazoi shifrat, ndërsa disa minuta më vonë, Depay shënoi golin e fitores për Holandën, e cila ngjitet në krye të Grupit B, me 6 pikë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme