Ushtria e Venezuelës zhvillon stërvitjet ushtarake nën hijen e tensionimeve me ShBA-në

Tërheq vëmendjen se stërvitjet mbahen në periudhën kur po shënohet 200-vjetori i fjalimit të Simon Bolivar për pavarësi.

maduro tatbikat1.jpg
maduro tatbikat2.jpg

Ushtria e Venezuelës në një periudhë kur po jetohet tensionimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet fqinje filloi me stërvitje ushtarake që do të zgjasin 5 ditë.

Stërvitjet mbahen në 200-vjetorin e fjalimit të Simon Bolivar, i cili ka qenë lider i lëvizjes për pavarësi kundër udhëheqjes spanjolle në Amerikën Latine.

Në ceremoninë e organizuar me rastin e fillimit të stërvitjeve në bazën ushtarake Guaikaipuro (Guaicaipuro) në provincën Miranda, krahas Presidentit Nikolas Maduro dhe ministrit të Mbrojtjes, Vladimir Padrino Lopez, morën pjesë edhe komandantët e forcave tokësore dhe ajrore.

Presidenti Maduro në fjalën e rastit tërhoqi vëmendjen se Simon Bolivar në fjalimin e tij historik përcaktoi parimet bazë të luftës për pavarësi, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Këtu janë të pranishme Forcat e Armatosura, këtu janë edhe njerëzit, të cilët kanë mbrojtur nderin dhe dinjitetin e një vendi që luftoi për të ardhmen e tij për 200 vjet. Jashtë janë Donald Trump (Presidenti i ShBA-së) dhe kërcënimet e tij”.

Në stërvitjet që filluan në një periudhë kur janë shtuar kërcënimet e ShBA-së për ndërhyrje ushtarake dhe që do të zgjasin deri më 15 shkurt, synohet të testohet gatishmëria operative e ushtrisë dhe e kapacitetit të bashkëpunimit me forcat e mundshme të milicisë.

 


Lajme të ngjashme