Trump njofton zhvillimin e sistemit të ri të mbrojtjes raketore nga hapësira

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump i bëri një vlerësim Raportit të Inspektimit të Gjendjes së Mbrojtjes nga Raketat.

Trump njofton zhvillimin e sistemit të ri të mbrojtjes raketore nga hapësira

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump deklaroi se “Do të rrëzojmë çdo raketë që mund të na drejtohet gabimisht neve nga forca armike apo nga forca të tjera. Ne nuk do të lejojmë këtë pa marrë parasysh llojin e raketave apo burimet gjeografike të sulmit”.

Trump gjatë fjalimit në Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) i bëri një vlerësim Raportit të Inspektimit të Gjendjes së Mbrojtjes nga Raketat.

Duke rikujtuar se Irani në fillim të javës bëri përpjekje të dështuar për të nisur një anije kozmike në hapësirë, Presidenti Trump tha: “Sikur kjo të ishte e suksesshme ajo do të ofronte informata kritike për Iranin, të cilat do të mund t’i përdornin gjatë kërkimeve për të zhvilluar raketa balistike interkontinentale. Ne nuk do të lejojmë zhvillimin e asnjë kapaciteti që do të mund të arrin deri në ShBA”.

Trump tha se me anulimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin kanë bërë një “punë të mrekullueshme”, ndërsa shtoi se ky vend është shumë më ndryshme në krahasim me dy vite më parë dhe pretendoi që Teherani dëshiron të bisedojë me ShBA-në.

 

Shefi i Shtëpisë së Bardhë vuri në dukje se ShBA-ja në krahasim me konkurrentët e saj çdo herë duhet të jetë një hap përpara, ndërsa shtoi se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës tani po ndryshojnë pozitën për të mundësuar mbrojtje kundër të gjitha llojeve të raketave duke filluar prej raketave kruz e deri tek ato hipersonike”.

Ai tha se hapësirën e shikojnë si një fushëbetejë dhe për këtë arsye e kanë formuar edhe Komandën e Forcave Hapësinore.

“Në buxhetin e ri do të investojmë në një fazë të mbrojtjes raketore të vendosur në hapësirë. Kjo është teknologji e re. Sistemi do të rrëzojë çdo raketë që mund të na drejtohet gabimisht neve nga forca armike apo nga forca të tjera. Ne nuk do të lejojmë këtë pa marrë parasysh llojin e raketave apo burimet gjeografike të sulmit”, - ka thënë Trump.

Duke vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një vend shumë i pasur, Presidenti Trump tha se nga aleatët dhe partnerët kanë kërkuar të paguajnë koston e mbrojtjes që ofrohet nga Uashingtoni.

Trump pretendoi se pas zgjedhjeve ka qenë njëri prej personave më të popullarizuar në Evropë, ndërsa shtoi se këtë popullaritet e humbi pasi u bëri thirrje anëtarëve të NATO-s për ti përmbushur zotimet për shpenzime në mbrojtje.

Ai nënvizoi se në shpenzimet e NATO-s arritën në progres të rëndësishëm dhe tha se “Nuk mund të jemi budallenjtë e të tjerëve. Nuk duam të emërohemi në këtë mënyrë”.



Lajme të ngjashme