Kolumbi - Në sulmin me bombë në Bogota janë vrarë 21 persona

Sulmi ndodhi ndaj akademisë së policisë që ndodhet në jug të kryeqytetit Bogota të Kolumbisë.

Kolumbi - Në sulmin me bombë në Bogota janë vrarë 21 persona

Numri i personave që humbën jetën në sulmin me autobombë të ndërmarrë ndaj akademisë policore “Gjenerali Stantander” në Kolumbi u rrit në 21.

Departamenti i Policisë lëshoi një komunikatë me shkrim në lidhje me sulmin ndaj akademisë policore në jug të kryeqytetit Bogota për të cilin u shpallën 3 ditë zie.

Në komunikatë thuhet se në këtë akt terrorist kanë humbur jetën 21 persona në mesin e të cilëve edhe agresori.

Në mes tjerash thuhet se në këtë sulm janë plagosur edhe 68 persona, në mesin e të cilëve 58 u liruan menjëherë pas ndërhyrjes mjekësore.

Ndërkohë që policia nga qytetarët kërkon informata në lidhje me sulmin   theksohet se aktorët e tij do të kapen dhe dorëzohen para drejtësisë.



Lajme të ngjashme