Bregu Perëndimor – Ushtarët izraelit hedhin në erë shtëpinë e palestinezit të burgosur

Palestinezi 16-vjeçar, Halil Xhebarin është arrestuar me arsyetim se ka vrarë një kolon hebre.

Bregu Perëndimor – Ushtarët izraelit hedhin në erë shtëpinë e palestinezit të burgosur

Pasi ushtarët izraelitë hodhën në erë shtëpinë e një të riu të burgosur palestinez në Bregun Perëndimor, mes palestinezëve dhe ushtarëve ka patur tensionim.

Sipas informatave të marra nga burimet vendore, ushtarët izraelitë gjatë një bastisjeje të ndërmarrë në vendbanimin Yatta të qytetit Al-Halil hodhën në erë shtëpinë dykatëshe të familjes së palestinezit 16-vjeçar, Halil Xhebarin.

Mes palestinezëve të mbledhur rreth shtëpisë për të protestuar kundër kësaj ngjarjeje dhe ushtarëve izraelitë pati tensionime.

Ushtarët izraelitë ndërhynë me plumba luftarak dhe plastik dhe me gaz lotsjellës.

Halil Xhebarin është arrestuar me arsyetim se më 16 shtator në sulmin me thikë e ka vrarë një kolon hebre.

 


Lajme të ngjashme