Shpërthim në Menbixh të Sirisë, plagosen shumë ushtarë amerikanë

Në rajonin Menbixh, të pushtuar nga organizata separatiste terroriste YPG/PKK në Siri, ndodhi një shpërthim gjatë kohës që patrullonin ushtarët amerikanë.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, në shpërthimin që ndodhi për shkaqe ende të panjohura, u plagosën shumë ushtarë amerikanë.

Ushtria amerikane evakuoi me helikopter ushtarët e saj.

Bëhet e ditur se në shpërthimin, autorët dhe shkaqet e të cilit nuk dihen ende, ka edhe të vdekur.

Nënprefektura Menbixh e Halepit në Siri, është e pushtuar prej YPG/PKK-së që nga gushti i vitit 2016.  

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i premtuan Turqisë se pasi nënprefektura të pastrohej ndaj DAESH-i, do të nxirrte prej andej organizatën terroriste YPG/PKK.

Pas një kohe të gjatë, kur Amerika nuk ka mbajtur premtimin e saj, në muajin qershor, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës  ranë dakord për hartën rrugore të Menbixhit.

Në kuadër të planit këto dy vende vazhdojnë patrullimet e përbashkëta në nënprefekturën në fjalë.

Lajme të ngjashme