Irani i përgjigjet kërcënimit të Netanjahut: Raketat tona do t’ju bien kokës

Irani iu përgjigj deklaratave të Izraelit se nëse Irani nuk del me shpejtësi nga Siria, do të godasë pozicionet iraniane në Siri.

Sipas lajmit të Agjencisë së Lajmeve Tasnim, Komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit, Muhammed Ali Caferi iu përgjigj deklaratës së Kryeministrit të Izraelit, Benyamin Netanjahu.

“Nuk i përfillim fare kërcënimet tuaja qesharake” tha Ai.

Ai u shpreh se Irani do të vazhdojë ekzistencën ushtarake në Siri dhe shtoi: “Irani nuk do të tërheqë këshilltarët ushtarakë, pajisjet dhe armët nga Siria”.

Komandanti iranian tha se qeveria izraelite duhet të druhet nga raketat. “Kini frikë nga dira që raketat do të bien mbi kokën tuaj” tha Ai.

Netanjahu, në një deklaratë të bërë ditën e martë tha: “Iranit i këshillojmë të dali me shpejtësi nga Siria, pasi sulmet tona, ashtu siç kemi premtuar, do të vazhdojnë pa pushim dhe pa hezituar”.

Fjalët Kyçe: Siria , Izrael , Garda Revolucionale , Iran

Lajme të ngjashme