Shpërthim në Paris, shumë të plagosur

Shumë persona janë plagosur si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur në një furrë në kryeqytetin e Francës, Paris, njofton Policia.

fransa patlama1.jpg

Në deklaratën e lëshuar nga Drejtoria e Policisë, thuhet se në një furrë që ndodhet në distriktin e 9-të të Parisit fillimisht ka rënë një zjarr dhe më pas ka ndodhur shpërthimi.

Sipas lajmeve në mediat franceze, shumë persona janë plagosur, ndërsa shpërthimi mund të ketë ndodhur si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Për shkak të shpërthimit të fuqishëm janë thyer xhamet e ndërtesave përreth, kurse rruga është kthyer në një fushë lufte.

Në lidhje me ngjarjen Policia nuk ka bërë një deklaratë zyrtare, pasi ka dyshime për një sulm të mundshëm terrorist.

Në vendin e ngjarjes janë dërguar ekipet e zjarrfikësve. Rruga është rrethuar me kordonin e policisë dhe vazhdon evakuimi i banorëve.



Lajme të ngjashme