Koloneli Sean Ryan konfirmon fillimin e tërheqjes së ShBA-së nga Siria

Zëdhënësi i Koalicionit Ndërkombëtar në luftën kundër DAESH-it, Koloneli Sean Ryan ka thënë se nuk do të mund të japë detaje në lidhje me tërheqjen për shkaqe të sigurisë.

Koloneli Sean Ryan konfirmon fillimin e tërheqjes së ShBA-së nga Siria

 

Zëdhënësi i Koalicionit Ndërkombëtar në luftën kundër DAESH-it, Koloneli Sean Ryan, në një komunikatë me shkrim të publikuar në Agjencinë e Lajmeve, Associated Press, bëri të ditur se ka filluar procesi i planifikuar i tërheqjes nga Siria

Sean Ryan bëri të ditur që për shkaqe të sigurisë nuk do të japë detaje në lidhje me kalendarin e tërheqjes, vendin apo të lëvizjes së njësive. Në lajm gjithashtu thuhet se nuk kanë më shumë detaje në lidhje me çështjen dhe se nuk dihet se sa makina apo njësi janë tërhequr deri më tani.

Një zyrtarë i Pentagonit në prononcimin e tij të bërë për gazetarin e Agjencisë së Lajmeve Anadolli (AA) ka thënë se kanë filluar me tërheqjen e disa pajisjeve ushtarake nga Siria.

Ndërkaq kanali televiziv amerikan “CNN” pretendoi se Komanda e Forcave Qendrore Amerikane (CENTCOM) ka përcaktuar anijet dhe avionët që do të përdoren gjatë tërheqjes.

Procesi i tërheqjes ka filluar pas vendimit të Presidentit Donald Trump të marrë më 19 dhjetor 2018.

Ky vendim i Trumpit shkaktoi dorëheqjen e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Jim Mattis.

Disa ditë para se të largohet nga detyra e tij më 1 janar, Sekretari Mattis kishte urdhëruar forcat e ShBA-së të fillojnë me procesin e tërheqjes.

 


Lajme të ngjashme