Pompeo: Vendimi i Trump për tërheqjen nga Siria është i prerë

Vendimi i Presidentit amerikan, Donald Trump për të tërhequr të gjitha trupat amerikane nga Siria është "shumë i qartë", tha Sekretari i Shtetit Mike Pompeo të mërkurën në një dalje para gazetarëve në Konsullatën e Përgjithshme të ShBA-së në Erbil.

Pompeo: Vendimi i Trump për tërheqjen nga Siria është i prerë

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se vendimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për tërheqjen nga Siria është i prerë, ndërsa shtoi se “janë të vetëdijshëm për kërcënimin që përbëjnë terroristët për Turqinë dhe se do ta mbështesin atë (Turqinë) në këtë çështje”.

Sipas një komunikate të shkruar të Departamentit të Shtetit, Pompeo në një prononcim për gazetarët në Konsullatën e Përgjithshme të Shteteve te Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Erbil të Irakut, ku ai realizoi një vizitë surprizë në kuadër të turneut në Lindjen e Mesme, ka thënë: “Plani i Presidentit amerikan për tërheqjen nga Siria është ‘shumë i qartë’”.

Në përgjigje të pyetjes së një gazetari se si do ti menaxhojë ShBA-ja marrëdhëniet me Turqinë dhe “Kurdët” (duke nënkuptuar organizatën terroriste separatiste YPG/PKK), Pompeo tha se ata vazhdojnë të bisedojnë me të dyja palët.

“Ne po bisedojmë për të mundësuar që trupat tona të dalin në mënyrën më të sigurt gjatë tërheqjes. Para se të largohemi (nga Siria) ne duam që të bindemi për pastrimin e të gjithëve elementëve të DAESH-it”,- ka sqaruar shefi i diplomacisë amerikane.

Kurse në përgjigje të pyetjes së një gazetari, i cili iu referua deklaratave të Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), që YPG/PKK-në e përkufizon si kërcënim për Turqinë, Pompeo tha: “Erdoani tha se terroristët përbëjnë për ata një kërcënim jetik. Edhe ne e kuptojmë që ekziston një kërcënim ndaj Turqisë nga terroristët dhe ne do ta mbështesim Turqinë për këtë çështje. Çdo vend ku gjejmë ekstremistë dhe terroristë, ne jemi të përgatitur të mbështesim çdo vend që është gati të shkojë pas tyre. Kjo përfshin Turqinë dhe të tjerët".

Dhjetorin e kaluar, Presidenti Trump njoftoi planet e tij për tërheqjen e të gjitha trupave amerikane nga Siria, duke pretenduar se forcat amerikane e kishin mundur DAESH-in atje.

Ankaraja e ka kritikuar ShBA-në për bashkëpunimin me PYD/YPG-në terroriste për të luftuar DAESH-in në Siri, duke thënë se nuk ka kuptim përdorimi i një grupi terrorist për të luftuar një tjetër.

Në fushatën e saj terroriste 30-vjeçare, PKK ka marrë rreth 40.000 jetë njerëzish, duke përfshirë gra dhe fëmijë.

 


Lajme të ngjashme