Turqia në vitin 1932 ka marrë ftesë për anëtarësim në Lidhjen e Kombeve

Republika e Turqisë, me ftesën e bërë me vota unanime më 18 korrik 1932 u anëtarësua në Lidhjen e Kombeve.

Turqia në vitin 1932 ka marrë ftesë për anëtarësim në Lidhjen e Kombeve

Turqia ftohet të anëtarësohet në Lidhjen e Kombeve

Në vitin 1932, Mustafa Kemal Ataturk tha se Turqia do të mund të hynë në Lidhjen e Kombeve vetëm nëse ftohet për tu anëtarësuar.

Ministri i Punëve të Jashtme i asaj kohe, Tevfik Rustu Aras në fjalimin e tij të mbajtur në Konferencën e Çarmatimit më 12 prill 1932 në Gjenevë të Zvicrës, shpjegoi politikat paqësore që ndiqte Turqia e Mustafa Kemalit. Të nesërmen në gazetën prestigjioze zvicerane “Journal de Geneve” u citua ministri Aras të ketë thënë: “Nëse Lidhja e Kombeve e fton Turqinë për t’iu bashkëngjitur, qeveria turke do ta pranojë këtë me krenari”. Dhe Republika e Turqisë, me ftesën e bërë me vota unanime më 18 korrik 1932 u anëtarësua në Lidhjen e Kombeve, që ishte organizata më e madhe ndërkombëtare e asaj kohe.



Lajme të ngjashme